Qytetarët e Tiranës marrin bonuse për qiratë e banesave , zbardhet lista me emrat e përfituesve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:41 05-04-2017 Qytetarët e Tiranës marrin bonuse për qiratë e banesave , zbardhet lista me emrat e përfituesve

99 familje në kryeqytet janë subvecionuan për qiranë e banesës të një viti.

“Panorama” ka publikuar emrat e familjarëve që Drejtoria e Strehimit të Bashkisë Tiranë i ka nisur për t’u miratuar sot në mbledhjen e  Këshillit Bashkiak.

Mësohet se kanë qenë rreth 209 persona që kanë aplikuar për të fituar bonus strehimi, por për shkak të dokumentacionit të paplotë, pjesa tjetër do të trajtohen në një kohë të dytë. Po ashtu, pesë aplikantë që plotësojnë kushtet, aktualisht trajtohen me bonus nga Ministria e Zhvillimit Urban.

Për këto familje është vendosur që në përfundim të afatit të përfitimit të pagesës nga MZHU do të trajtohen nga Bashkia e Tiranës.

Nga totali i familjeve që pranohen në skemën e bonusit të strehimit, jo të gjithëve do t’u mbulohet qiraja e plotë për banesën. Sipas relacionit të dërguar në këshill, vetëm 16 prej tyre përfitojnë bonus qiraje në masën 100%.

Më konkretisht, bëhet fjalë për familje që banojnë në afërsi të landfillit të Sharrës, familjet me probleme socialekonomike e shëndetësore, ato me urdhër mbrojtje, si dhe familjet që kanë përfituar nga vendimet e mëparshme.

Subvencionimi i për strehim është vetëm një nga mekanizmat e zgjedhur nga bashkia, ndërkohë po punohet për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare strehimit të tyre duke ndërtuar banesa sociale me qira. 

LISTA E PËRFITUESVE: 

familjet-bonus.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04029393196106
array(1) { ["section"]=> string(99) "qytetaret-e-tiranes-marrin-bonuse-per-qirate-e-banesave-zbardhet-lista-me-emrat-e-perfituesve-74164" }