Qytetarët protestojnë për ndërtimin te liqeni, arrestohen. Një polic shkarkohet pas shpullës që i dha një gruaje

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:58 22-02-2016 Qytetarët protestojnë për ndërtimin te liqeni, arrestohen. Një polic shkarkohet pas shpullës që i dha një gruaje

Qytetarët protestojnë për ndërtimin te liqeni por një pjesë e tyre është arrestuar. Një polic shkarkohet pas shpullës që i dha një gruaje që protestonte. Këto kanë qenë dy zhvillimet e rëndësishme ditën e djeshme në Tiranë, ku po ngrihet një park brenda parkut të madh të Liqenit Artificial. Ndërsa gjatë natës, është fortifikuar edhe më shumë rrethimi te Liqeni, nga gardhi me dru, te ai me hekura. Duket se Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky projekt, së paku deri më tani, duke argumentuar se do jetë vetëm një park me lodra për fëmijë, shërbim që do ofrohet falas dhe s'bëhet fjalë për kafene apo aktivitete të tjera fitimprurëse. Mes aktivistëve ka qenë edhe gazetari Eljan Tanini që e shihni në këtë foto duke u përballur ashpër me policët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës/ “Meha, ju jepni fanelën tuaj”, mesazhi me “Google Translate” i vogëlushit për futbollistin shqiptar
Foto e ditës/ Statujë për vogëlushin Aylan Kurdi, simboli i tragjedisë së refugjatëve »
Article Logic
Execution time: 0.0043239593505859
array(1) { ["section"]=> string(116) "qytetaret-protestojne-per-ndertimin-te-liqeni-arrestohen-nje-polic-shkarkohet-pas-shpulles-qe-i-dha-nje-gruaje-33194" }