Qytetari dixhital denoncon te Berisha: Nga aeroporti i Kukësit fluturime me drogë çdo ditë

Publikuar tek: politike, më 13:46 20-09-2015 Qytetari dixhital denoncon te Berisha: Nga aeroporti i Kukësit fluturime me drogë çdo ditë

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në profilin e tij një tjetër denoncim nga “qytetari dixhital”. Në denoncim pretendohet se nga aeroporti i Kukësit transportohet drogë me avion çdo ditë drejt Serbisë dhe Kosovës, me dijeninë e policisë, ndërsa më pas shpjegon një përplasje me armë që ka ndodhur para disa ditësh me protagonist Astrit Cengun, Drejtor i Sigurimeve Shoqërore.

Denoncimi te Sali Berisha nga “qyetari dixhital”:

"Qytetari dixhital denoncon perdorimin intensiv te aeroportit te Kukesit per transportin e droges ne Kosove dhe Serbi nga drejtore te qeverise. Nje nga pilotet qe transporton "mallin", e ka si personal aeroportin pasi e ruan ate shume mire me firmen e tij "Shtiqni security".

Per pak sa nuk kemi patur keto dite nje ngjarje si ajo e komisariatit te Laçit edhe ne komisariatin e Kukesit. Sipas qytetarit dixhital, grupi i zyrtarve te droges i drejtor Astrit Cenges, pasi ka rrahur qytetaret ne qytet, i rreh ata edhe brenda ne komisariatin e droges, ku "çunat e krimit" i kishin futur per ti "mbrojtur", dmth per ti shtruar ne dajak.

Ketu me poshte keni denoncimin e guximshem te qytetarit dixhital. sb

"Pershendetje zoti Berisha ! Uroj te jeni mire. Jam nje qytetare nga kukesi deja tiu ve ne dijeni per te rejat qe po ndodhin ne kukes me ardhjen ne pushtet te Rames dhe qunave te Sajmirit se edhe kukesi eshte bere me mushkojna divjake. Avionet e vegjel personal te qunave te Sajmirit dhe kriminelet e tij po perdorin aeroportin e kukesit per transport te hashashit dhe lendeve te tjera narkotike. Kjo histori ka filluar vitin e kaluar dhe eshte ne kulmin e zhvillimit te saje saqe qdo jave vjen nga nje ngarkese e cila shperndahet per ne Kosove dhe Serbi me dijenine e drejtuesve te policise se kukesit. Piloti e avionit eshte Astrit Cengu Drejtor i Sigurimeve Shoqerore te kukesit,krahu i djathte i deputetit Mucmata dhe njekohesisht i forti i kukesit me nje begraund kriminal qe edhe Eskobari vete do e kishte zili. Vitin e kaluar Astrit Cengu mori me force rojet private te aeroportit me firmen e tije "Shtiqni security" duke iu bere presion dhe grisur dokumentet kunkurenteve te tjere me arsyen per te qene i lore ne punet e tije me avione e hashash.

Edhe grindjet ndermjet drejtorit te policise Alban Qela dhe shefit te komisariatit ishin per kete arsye edhe pse nuk u bene asnjehere publike arsyet. Arsyeje qe po ju shkruaj eshte se nuk po ndihemi me te sigurte as ne shtepite tona pasi krimet e tyre nuk dine te ndalen. Para tre ditesh ka pasur nje konflikt te ngjashem me ate te Armando Prenges ne komisariatin e kukesit por ndermjet Astrit Cengut dhe grupit te tije kriminal me qytetatet e thjeshte kryesisht Mentor Sopi dhe Nikolin Gjaci te cilet ne harkun kohore te nje dite keta shtetas jane dhunuar tre here ne publik. Policia e qunave te Sajmirit i ka thirrur palet per sqarim ne komisariat dhe ato jane dhunuar fizikisht nga Astrit Cengu brenda ambienteve te komisariatit te gjitha te filmuara nga kamerat e sigurise nq se nuk jane fahire deri tani. Perleshja ka degjeneruar edhe ne perdorimin e zjarrit por kete radhe nuk jane lejuar qe te perdoren , vetem jane qelluar ne ajer dhe per fatin e mire nuk pati viktima. Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga policia e kukesit pasi kane frike nga pushteti i sotem dhe nuk duan probleme per femijet e tyre. Per kete rast nuk ka patur as denoncim nga te dhunuarit pasi eshte e kote te lodhesh dhe te hargjosh kohe kot. Duke pasur besim personal ne figuren tuaj siq edhe keni deshmuar kerkojme qe te pakten te behet publike dhe te izolohen rastet per here tjeter dhe te shohin njerezit se nga kush po drejtohen dhe qeveriset kukesi dhe shqiperia mbare."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nard Ndoka: Edhe komisionerët e zgjedhjeve të verifikohen për të shkuarën e tyre
Ja si e kalon pasditen çifti Kokëdhima. Deputeti lajmëron javë të ngarkuar politikisht »
Article Logic
Execution time: 0.019901037216187
array(1) { ["section"]=> string(95) "qytetari-dixhital-denoncon-te-berisha-nga-aeroporti-i-kukesit-fluturime-me-droge-cdo-dite-21250" }