Qytetari fierak refuzon të paguajë pa kupon, Rama e falenderon

Publikuar tek: politike, më 11:05 09-09-2015 Qytetari fierak refuzon të paguajë pa kupon, Rama e falenderon

Një qytetar nga Fieri, që shkoi në lokal, konsumoi porosinë dhe më pas refuzoi të paguante pasi nuk kishte marë faturën tatimore, është falënderuar nga kryeministri Rama.

Qytetari fatmirësisht nuk u bë pre e dhunës nga stafi i lokalit, por vendosi të denoncojë mos dhënien e kuponit tatimor, çka ka çuar në ndalimin e abuzuesit.

“Falënderoj me respekt qytetarin e Fierit që refuzoi të paguajë pa kupon e bëri denoncimin që çoi në ndalimin e abuzuesit ‪#‎Zerotolerance”, shkruan Rama.

Disa ditë më parë, një qytetar tjetër u dhunua nga kamarieri pasi refuzoi të paguajë pa kuponin tatimor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019362926483154
array(1) { ["section"]=> string(67) "qytetari-fierak-refuzon-te-paguaje-pa-kupon-rama-e-falenderon-20340" }