Qytetari i ankohet Bashës për rrugën e pashtruar. Kryetari: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri

Publikuar tek: politike, më 09:02 10-04-2016 Qytetari i ankohet Bashës për rrugën e pashtruar. Kryetari: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  bashkëbisedim me banorët e Vaqarrit dhe Farkës Për të siguruar zhvillim dhe mirëqënie për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet së pari shkëputja nga krimi dhe e dyta, nxjerrja e parave nga xhepat e oligarkisë dhe kthimi i tyre në ekonominë kombëtare. Në bashkëbisedim me banorë të Vaqarrit dhe Farkës ku në qendër ishte programi i PD, zoti Basha theksoi se që të realizohet kjo është e domosdoshme të garantohet vota e lirë.

“Këta erdhën me premtim “rilindje” e po qeverisin me shullazët. Këta erdhën me premtim vende pune e po qeverisin duke i nxjerrë shqiptarët nga shtëpitë e tyre e  duke i çuar në emigracion.

“Hapi i parë është shkëputja nga krimi. Nuk është puna se të ndihmon vetëm me ardhë në pushtet po pastaj do doganat, do tenderat, do emërimet. Në radhë të dytë është nxjerrja e parave nga xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe kthimi i tyre në ekonominë shqiptare, pra në xhepat tuaj. Kjo ndodh përmes  votës. Votës që i trembet kaq shumë ky edhe në partinë e vet, le më para popullit. Pse i trembet votës?! Sepse e di që të dielën e ardhshme po të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri është e rënë. Ne duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme e t’i japim shqiptarëve atë që është e tyre, Shqipërinë, fondet publike, taksat e ulta, një program të fuqishëm investimesh në bujqësi, në infrastrukturë, në prodhim,”-theksoi zoti Basha.Punësimi është prioritet kryesor i Lulzim Bashës e për ta realizuar këtë ai thotë se është e domosdoshme ulja e taksave dhe krijimi i lehtësive për biznesin, investimet publike në infrastrukturë, mbështetje bujqësisë dhe lehtësi për ata që krijojnë vende pune.

Qytetari- Basha (bashkëbisedim)

Qytetari: Kam një biznes në Kombinat. 804 mijë lekë më ka ardh (fatura e në muajin  tetor. Në muajin nëntor 870 mijë, në muajin janar 1 milionë e 600 mijë. E kam mbyll Lulzim Basha. Mbaj 6 familje me bukë në qendër të Kombinatit. Nuk durohen më. Vijnë duke pa sahatin se dun lekë. Kam dasht t’i denoncoj po ku t’idenoncoj Lulzim Basha. E dyta, ta shohësh rrugën e Prush-Gropës, skandal, e kanë ngushtu. Kanë bërë vjedhje kolosale këtu ke fusha.

Basha: Do kenë shtru noj çikë rrugë nga Panamaja me siguri!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e deputetit të PS: Pas referendumit, socialistët nuk kanë moral të ankohen
300 aktivistë të AK bllokojnë rrugën e plazhit në Durrës, përleshen me policinë »
Article Logic
Execution time: 0.028687000274658
array(1) { ["section"]=> string(115) "qytetari-i-ankohet-bashes-per-rrugen-e-pashtruar-kryetari-do-kene-shtru-noj-cike-rruge-nga-panamaja-me-siguri-37294" }