Qytetari që bëri gafën në mitingun e PD, krah Edi Ramës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:49 07-04-2015

Qytetari që bëri gafë gjatë fjalimit të tij në mitingun e PD duke thënë se do ishte gjithë jetën me Edi Ramën, nuk ka gënjyer kur ka thënë se Edi Rama i ka shkuar në shtëpi me çizme veshur në kohën e përmbytjeve.

Në këto foto shihen kryeministri Rama dhe qytetari Flamur Jasini duke ecur krah njëri-tjetrit ...

“Përshëndetje të gjithëve më quajnë Flamur Jasini, jam nga ura e Mifolit dhe kam ardhur të tregoj historitë e mbytjet e fshatit tim edhe të gjithë zonës vërdallë . Duke ditur se mua si flamur Jasini më ka ardhur te shtëpia Edi Rama, i ka veshur çizmet deri këtu dhe më ka shkelur në shtëpi e më ka thënë 500 fjalë të bukura dhe unë tërë jetën do jem me Edi Ramën. Më fallni, më falni 100 mijë herë, e bëra gabim, do më falni...për Lulzim Bashën, u shpreh qytetari në mitingun e PD duke kërkuar disa herë falje për atë që u cilësua  si gafë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019705057144165
array(1) { ["section"]=> string(59) "qytetari-qe-beri-gafen-ne-mitingun-e-pd-krah-edi-rames-8023" }