Qytetari: Rama i ofendonte prindërit e mi katundarë, sot Veliaj i mbyt me gjoba

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:04 24-01-2016 Qytetari: Rama i ofendonte prindërit e mi katundarë, sot Veliaj i mbyt me gjoba

Një qytetar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, rrëfen shkurtimisht historinë e prindërve të tij, të cilët u detyruan për shkak të varfërisë të braktisin shtëpinë e tyre në një fshat të Skraparit, për të ardhur në Tiranë.

Qytetari i cili nuk preferon të identifikohet e ka dërguar mesazhin në faqen “Jeta Osh Qef” dhe tregon se si bashkia i ka vendosur prindërve të tij, shitës ambulantë, 3 gjoba nga 1000 lekë. Ai më pas rrëfen edhe “përplasjen” që sipas tij babai ka patur me Edi Ramën, kur ky i fundit ishte kryetar bashkie.

Gjithsesi, djali kërkon ndihmë nga shteti për të filluar një punë dhe t’i largojë prindërit e tij nga rruga, ku shesin prej vitesh.

Mesazhi i qytetarit (i paredaktuar):

"Pershendetje JETA OSH QEF meqe gjatë diteve te fundit keni hapur tema per gjobat qe vendos bashkia ndaj shitesve ambulant, prindërve te mi brenda 8 ditesh ju ka venë bashkia 3 gjoba 1000 lek-she dhe i kanë paguar sepse ndryshe nuk ju kthehet malli qe ju meret deri sa te paguhet gjoba, prindërit e mi dhe une bashk deri ne vitin 2002 kemi jetuar ne nje fshat ku ka dhe Ilir Meta origjinen por kemi jetuar me varfëri, ne 2002 vendosem te ulemi posht dhe ne 2004 prindërit dolen te shesin fara te zeza te "dollari" me pas futen karikus portofola etj... Dhe qe prej 2004 familja ime ushqehet me ate tavolinë te vogel dhe pse jemi nga origjina e Ilirit nuk kemi pas perkrahje as nga ai as nga nje pushtet domethenë nuk kemi pas asnjeher perkrahje nga politika edhe pse kemi votuar, biles zoti kryeministër kur ishte ne vendin e lali erit i shikonte çdo dite keta 2 pleq ne vap shi breshër e te ftoht si sot qe ishte temperatura -6 ne oren qe eshte vene gjoba, fjala ishte Ii shihte perdite dhe madje disa nga ata te selisë PS vinin blinin marlboro aty. Nje dite kalon Edi dhe ne vend ta pyeste si e ke hallin qe del shet ne rruge 2 te moshuar por i thot babait tim ore katundar pse e ke zene trotuarin, edhe pse nuk pengon pothuaj se hiç sepse 40 cm me 40 cm eshte ajo tavolina, dhe me e forta eshte se babai im le koken per Edi-n i them ai te ka ofenduar ti pse le koken per ate jo thot nuk me ka ofenduar nuk e pranon nuk i kundervirem babait tim sepse une jam demokrat sepse une nuk kam votuar dhe nuk kam per te votuar ndonjëherë por me vjen inat per faktin qe ai e ofendoj ne vend ta pyeste si e ke hallin dhe ky akoma le koken per ate, nejse ai nuk esht me kryetar bashkie tani ky tjetri me keq po i ngop me gjoba se te pakten ai vetem e ofendoj ndersa ky ta fut pa u ndjer, nejse une dhe familja ime e di qe eshte e kundra ligjshme te shesësh aty por nese shteti ose bashkia me gjen mua nje pune se prindërit per 2-3 vjet dalin ne pension nese me gjen mua nje pune qe me ate rroge te perballoj shpenzimet familjare atehere prindërit e mi nuk do te dalin me ne te ftoht te shesin. Ata qe vene gjoba ndoshta nuk e kan idene si mund te ndihen nese prindërit e tyre do te dilnin te shisnin ne trotuar me -6°c por nga e keqa dalin, do tju lutesha atyre policeve te bashkisë qe do te shofin kete sms te pakten per te justifikuar dhe ata vendin e punes mund te vene nje gjob 1000 lek ne muaj por jo 3 gjoba 1000 lek-she brenda 8 ditesh, JETA OSH QEF i kam mbuluar te dhenat si te babait dhe te policeve sepse mund te nxehen policet duke pare emrin e vet aty dhe mund te vene dhe 2 gjoba ne dite, ndersa emrin e babait tim e kam mbuluar per arsye privatësie, DO TJU LUTESHA JETA OSH QEF DHE DO TJU FALENDEROJA NESE E BENI PUBLIK KETE SMS. RESPEKTE."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024106025695801
array(1) { ["section"]=> string(83) "qytetari-rama-i-ofendonte-prinderit-e-mi-katundare-sot-veliaj-i-mbyt-me-gjoba-30797" }