Qytetarit i ra të fiktë dhe policia bashkiake i erdhi në ndihmë? Gazetari: Ja si u montua e gjithë ngjarja

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:08 11-07-2016 Qytetarit i ra të fiktë dhe policia bashkiake i erdhi në ndihmë? Gazetari: Ja si u montua e gjithë ngjarja

Spikeri i lajmeve në News 24, Bledian Koka flet për një ngjarje të inskenuar në Tiranë.

Sipas tij, gjithë ngjarja është fabrikuar nga zyrat e bashkisë me qëllim prodhimin e lajmit me titullin final: “Qytetari humbet ndjenjat nga i nxehti, Policia Bashkiake i jep ndihmën e parë”.

Ja çfarë shkruan Bledian Koka:

“1.2.3..., aksion!...
Sot nga kinemaja "on road" e zyres se propagandes ne Bashkise e Lalit (se vetem e Tiranes nuk eshte ajo), ju propozojme telefilimin me metrazh te shkurter "Policia Bashkiake o yll". Sot gjasme nje te moshuari i paska rene te fiket dhe aty u gjend menjehere edhe Policia Bashkiake. E mori te moshuarin, i beri masazh, thirri ambulancen dhe direkt e ne urgjence. Gjate gjithe ketij momentin heroik, dy kamera HD xhironin panderprere, nje kran xhiroi momentin edixhitimit te numrit 112 ne telefonin e nje prej policave bashkiake dhe paralelisht nje tjeter kamera xhiroi plane te frymemarrjes se tij te shpeshte prej shqetesimit te qe kishte per shendetin e qytetarit. Nderkohe kamera e instaluar ne nje dron qe filmonte nga lart dha nje tjeter perspektive te situates dramatike qe u regjistruar mu ne zemer te Tiranes, 500 m larg dritares se zyres se Lalit. Fotografi i bashkise shkrepte pafund foto me celular si nje "qytetar i rastit" dheee..., pasi i gjithe materali ishte gati per transmetim, ne mediat tematike shpertheu lajmi!...
p.s...FOTO LAJM/ Qytetari humbet ndjenjat nga i nxehti, Policia Bashkiake i jep ndihmën e parë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066801071166992
array(1) { ["section"]=> string(110) "qytetarit-i-ra-te-fikte-dhe-policia-bashkiake-i-erdhi-ne-ndihme-gazetari-ja-si-u-montua-e-gjithe-ngjarja-46233" }