Qyteti sirian i rrethuar, forcat rebele gati për një luftë më të madhe

Publikuar tek: bota, më 12:53 03-08-2016 Qyteti sirian i rrethuar, forcat rebele gati për një luftë më të madhe

Luftimet intensive kanë vazhduar rreth qytetit sirian të Aleppo-s, ku një grup rebelësh po përpiqet të thyejë rrethimin e qeverisë të zonave të qëndrimit të rebelëve.

Gjatë fundjavës, rebelët u përpoqën të rilidhen me një zonë të rrethuar në lindje me territorin e kryengritësve në perëndim.

Ata lëshuan një bombë të madhe në tunelet ku ishte pozicionuar ushtria, në rrethin strategjik të Ramouseh-ut.

Ushtria ka luftuar përsëri me ndihmën e sulmeve ajrore ruse, për të ndaluar rebelët të depërtojnë.

Rreth një e katërta e një milion civilëve po jetojnë nën rrethim, në zonat e mbajtura nga rebelët, që kur forcat qeveritare i shkatërruan gjatë muajit të kaluar.

"Ne tani po vëzhgojmë pamjet nga zona Ramousah-it, por avionët rusë  po i intensifikojnë bombardimet e tyre, gjë që po na pengon të lëvizim shpejt", tha një komandant rebel për agjencinë e lajmeve ‘’Reuters’’.

Një tjetër burim rebel tha për ‘’Reuters’’ se rreth 10,000 trupa, të paktën 95 tanke dhe disa qindra hedhëse raketash janë  pozicionuar për atë që ai e përshkruante si "betejën e madhe epike të Aleppo-s". Gjë që të çon të mendosh se ata po pregatiten për një luftë akoma më të ashpër.

I njëjti burim tha se bazat e kamikazëve ishin përgatitur për të përzënë automjetet ushtarake të ngarkuar me lëndë shpërthyese në pikat e qëndrimit të ushtrisë.

Monitoruesi me bazë në Britani, ‘Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut’ e përshkroi sulmin rebel si më të madhin deri tani,  uke përfshirë luftimet kundër fronteve kryesore në betejën e qytetit të ndarë.

siri2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11956310272217
array(1) { ["section"]=> string(75) "qyteti-sirian-i-rrethuar-forcat-rebele-gati-per-nje-lufte-me-te-madhe-48610" }