Ra në kurthin e rusëve, Zaev tjetër sqarim: Nuk kam thënë asgjë më shumë...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 12-07-2019 Ra në kurthin e rusëve, Zaev tjetër sqarim: Nuk kam thënë asgjë më shumë...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka folur rreth kurthit që i bënë komedianët rusë, të cilët iu drejtuan si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zaev është shprehur se në ato biseda telefonike nuk ka thënë asgjë më shumë e asgjë më pak se sa ato që i ka thënë edhe publikisht.

“Zgjidhja ime, të cilën e kam thënë edhe në bisedë, është që zgjidhja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet përmes një kompromisi të pranueshëm nga dy palët”, ka thënë Zaev në një intervistë për Tv Klan të Maqedonisë.

Zaev ka thënë po shtu se në ato biseda telefonike nuk ka biseduar për diçka sekrete, por për tema të cilat janë duke u diskutuar hapur në të gjithë rajonin.

“Sigurisht që kam shprehur keqardhje për situatën e krijuar, dhe kam biseduar edhe me disa liderë në rajon rreth rastit. I kam dërguar një mesazh edhe presidentit Vuçiç”, ka thënë Zaev.

Kryeministri maqedonas pas publikimit të bisedave, e ka pranuar se ka rënë pre e mashtrimit të dy komikëve rusë, me të cilët ka biseduar edhe rreth idesë për ndarje të Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069689750671387
array(1) { ["section"]=> string(77) "ra-ne-kurthin-e-ruseve-zaev-tjeter-sqarim-nuk-kam-thene-asgje-me-shume-171973" }