Ra pre e grabitësve, presidenti Gjici sqaron të vërtetën

Publikuar tek: sport, më 10:56 04-11-2016 Ra pre e grabitësve, presidenti Gjici sqaron të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme qarkulloi në media lajmi se presidentit të Kukësit, Safet Gjicit, i kishin vjedhur makinën, një shumë parash dhe sendet personale. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, presidenti i verilindorëve sqaron të vërtetën, teksa deklaron që asgjë nuk është e vërtetë.

"Klubi i F.K. Kukësit sqaron të gjithë opinionin publik se lajmet e dala për vjedhjen e makinës së presidentit Safet Gjici janë të pavërteta. Numri një i klubit verilindor nuk ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe për më tepër se nuk kemi të bëjmë me vjedhje të mjetit.

Shoferi personal i presidentit, Rrahman Lushaj, ka qenë vetëm në makinë dhe ka ndalur në rrugën e “Kavajës”, për të blerë diçka dhe gabimisht ka lënë makinën hapur. Në këtë moment, duke përfituar nga rasti keqbërësi ka hyrë në makinë dhe ka marrë një çantë që përmbante një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, dokumente dhe një celular.

Presidenti Safet Gjici ka qenë duke dhënë një intervistë me gazetarët në ambjentet e lokalit të tij, te “Ura e Tabakëve”, në ato momente që ka ndodhur ngjarja. Menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin ka urdhëruar që të bëhet  denoncimi në Polici. Tashmë, ngjarja i ka kaluar në llogari organeve përkatëse që po punojnë për kapjen e autorit", shkruhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Europa League/ Humbasin Manchester, Inter dhe Villarreal, rezultate pozitive për shqiptarët
RTSH është gati për sfidën e 12 nëntorit, po a është gati tapeti i “Loro Boriçit”? »
Article Logic
Execution time: 0.021687984466553
array(1) { ["section"]=> string(61) "ra-pre-e-grabitesve-presidenti-gjici-sqaron-te-verteten-58395" }