Raiffeisen Bank dhe BKT, ja bankat që janë në vend të parë për kredi të këqija në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 13:08 28-09-2016 Raiffeisen Bank dhe BKT, ja bankat që janë në vend të parë për kredi të këqija në Shqipëri

‘’Raiffeisen Bank’’ dhe ‘’BKT’’ renditen ndër dy bankat me nivelin më të lartë të kredive të këqija në listën e bankave në Shqipëri. Sipas njoftimeve të bankave lidhur me shitjen e pronave të pashlyera nga kreditorët dhe analizës së ‘’Monitor’’, bankat tregtare në vendin tonë janë në një fazë intensive të shitjes.

Kreditë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me të paktën tre pikë përqindje në raport me fundin e 2015-s.  Të dhënat  janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huat e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje.

Janë 1243 prona në të gjithë vendin, të shpallura për shitje nëpërmjet ankandeve. Në mesin e këtyre pronave janë apartamente, vila, dyqane, garazhe dhe toka të shpërndara në të gjithë vendin.

Banka Kombëtare Tregtare ka numrin më të madh të objekteve në shitje me 338 të tilla. Më pas vjen Banka Raiffeisen, e cila ka listuar për shitje në web-in e saj zyrtar 210 objekte. 

ProCredit Bank gjithashtu ka nxjerrë në ankand 155 objekte. Gjithashtu edhe Banka e Parë e Investimeve ka nxjerrë në shitje 96 objekte.

 

bankatlistakredi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072739124298096
array(1) { ["section"]=> string(95) "raiffeisen-bank-dhe-bkt-ja-bankat-qe-jane-ne-vend-te-pare-per-kredi-te-keqija-ne-shqiperi-54381" }