Rajmonda Bulku rikujton me emocion kur Azem Hajdari i mbushi mendjen: Çfarë ishte ky njeri, na bindi që të shkonim pas tij…

Publikuar tek: politike, më 11:41 20-02-2016 Rajmonda Bulku rikujton me emocion kur Azem Hajdari i mbushi mendjen: Çfarë ishte ky njeri, na bindi që të shkonim pas tij…

Rajmonda Bulku, aktorja e dashur për shqiptarët rikujton sot me emocion, Azem Hajdarin, i cili i mbushi mendjen në grevën e urisë në vitin 1991, asaj dhe shumë studentëve të tjerë ta ndiqnin. “Çfarë ishte ky njeri, na bindi që të shkonim pas tij…”, rrëfeu sot Bulku.

Pasi ka vlerësuar të ndjerin Hajdari, në këtë ditë të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Bulku i ka dhënë një porosi kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha.

“Çudia ishte Azem Hajdari. Çfarë ishte ky njeri, që na mbushi mendjen të shkojmë pas tij. Ai krijoi Partinë Demokratike dhe më pas erdhi greva. Nuk hiqej emri I Enver Hoxhës Si nuk vinte ajo grua, ajo Nexhmije dhe të thoshte si po mundohen këta të rinj, Ishte një pikë vlimi për të gjithë ne.

Ta çoni stafetën përpara Z.Basha. Të vazhdoni me guxim dhe mendje të hapur sepse ju jeni ai brez që do ta coni përpara siç e dëshiruam ne në këto 25 vjet’’, tregoi Bulku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli lakonike, shkruan një numër dhe 3 fjalë dhe publikon foton që drithëron shumë shqiptarë
Braçe i gjen Bashës një emër të ri: ‘’LYL’’. Më pas e quan ‘”PeDeist’’ dhe i flet gjatë »
Article Logic
Execution time: 0.018866062164307
array(1) { ["section"]=> string(126) "rajmonda-bulku-rikujton-me-emocion-kur-azem-hajdari-i-mbushi-mendjen-cfare-ishte-ky-njeri-na-bindi-qe-te-shkonim-pas-tij-33083" }