Raki fshati e qepë të njoma, Rama ia shtron me kryebashkiakun dhe deputetin e zonës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:34 19-04-2017 Raki fshati e qepë të njoma, Rama ia shtron me kryebashkiakun dhe deputetin e zonës

Kryeministri Edi Rama po e kthen në traditë vizitën dhe një drekë me një familje shqiptare.

Përveç mikëpritjes, pjesëtarët e familjes diskutojnë me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë që shoqërojnë atë lidhur me situatën aktuale dhe probleme të tjera që shqetësojnë zonën e tyre.

Megjithatë, këtë herë Rama u ndal dje në fshatin Shushicë në Elbasan. Bashkë me ta në tryezë për të konsumuar ushqime tradicionale të fshatit dhe të zonës ishin edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Siç duket edhe nga këto foto, Rama është gostisur me raki të fshatit dhe ushqime tradicionale të zonës, si mish i pjekur, ullinj, qepë të njoma, turshi e gatime të tjera tradicionale.

Megjithatë, Rama duket se nuk ka preferuar shumë ushqimet, para rakisë së fshatit. Me familjen shqiptare kanë biseduar për rreth 40 minuta për çeshtje të ndryshme si çadra e opozitës, drejtësia shqiptare apo projekte të tjera për vendin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022224903106689
array(1) { ["section"]=> string(88) "raki-fshati-e-qepe-te-njoma-rama-ia-shtron-me-kryebashkiakun-dhe-deputetin-e-zones-75644" }