Rally Albania 2015, fluksi i kërkesave zë ngushtë organizatorët

Publikuar tek: sport, më 19:38 22-01-2015 Rally Albania 2015, fluksi i kërkesave zë ngushtë organizatorët

Kërkesat e mëdha për të marrë pjesë në garën spektakolare të makinave dhe motorëve Rally Albania, po shtyjnë organizatorët të rimendojnë limitet e turneut.

 

Evenimenti emocionues që këtë vit do të zhvillojë edicionin e tij të 11, ka zgjuar kërshërinë e aventurierëve anembanë botës, dhe si çdo vit, konfirmohet një superpromocion për bukuritë e Shqipërisë. Jo rrallëherë garuesit e edicioneve të kaluara që kanë marrë pjesë për herë të parë, janë rikthyer të shumtë në numër e madje kanë vendosur Shqipërinë në axhendën e tyre të pushimeve.

Këtë vit Rally Albania 2015 do të zhvillohet në 7 ditë “shpërthyese” nga 6 deri në 13 qershor. Janë programuar që do të vijnë më shumë se 150 pilotë edhe pse numri mund të shtohet.

Cirkuiti është i shpërndarë në mbi 1800 kilometra anembanë vendit tonë ndërsa do të ngrihen 4 “bivouac” dhe si gjithmonë do jetë edhe koha reale dhe pozicioni i garuesve.

Vitin e kaluar Renti Sina bashkë me koopiloten austriake Dolly Whittberger rrëmbyen çmimin e pare tek makinat ndërsa çmimi i parë për garat me motorë i shkoi italianit Andrea Cosentino, ndërsa vendin e dytë e mori çeku Ondrey Klymciw, duel i vendosur vetëm në etapën finale dhe me diferencë 1 minutë.

Këto janë dhe etapat nga kilometri i parë e deri në finale e madhe:

SSS 7/06 TIRANA VELIPOJA - 140 kilometra

Etapa-1 8/06 VELIPOJA VELIPOJA 227

Etapa-2 9/06 VELIPOJA KORÇA 510

Etapa-3 10/06 KORÇA KORÇA 150

Etapa-4 11/06 KORÇA HIMARA 400

Etapa-5 12/06 HIMARA HIMARA 95

Etapa-6 13/06 HIMARA TIRANA 315

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kahata: Sakrifikova 6 muaj për tu rikthyer, i lumtur që jam te Tirana
Ermir Kodra rrëfen Parmën, si u bë presidenti më i ri në Serie A »
Article Logic
Execution time: 0.018431901931763
array(1) { ["section"]=> string(67) "rally-albania-2015-fluksi-i-kerkesave-ze-ngushte-organizatoret-1238" }