Ralph Lauren tërhiqet nga kompania e tij: Eshtë një nga zgjedhjet më të vështira

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:47 30-09-2015 Ralph Lauren tërhiqet nga kompania e tij: Eshtë një nga zgjedhjet më të vështira Ralph Lauren, ne moshen 75 vjeçare terhiqet nga drejtimi i kompanise se vet

Eshtë një nga zgjedhjet më të rëndësishme që kur prej 48 vitesh ka krijuar firmën e tij. Ralph Lauren ka vendosur të bëjë një hap pas, duke dhënë dorëheqjen nga detyra e administratorit të deleguar të grupit, por do të qëndrojë President dhe drejtor kreativ. 

Stilisti amerikan 75 vjecar, ndër figurat më influente në botën e modes ndërkombëtare dhe ikonë e fashion, ia ka kaluar pozicionin e tij Stefan Larsson, veteran te H&M (ku ka qenë pjesë e ekzekutivit prej 15 vitesh) dhe president botëror i Old Navy, grup në pronësi të Gap. Eshtë pikerisht Ëall Street Journal që bën publik lajmin.

“Jam entuziast për punën time dhe nuk iki- ka thënë Lauren. Eshtë një shoqëri me aksione dhe ne kemi përgjegjësinë për të pasur lidershipin e nevojshëm: Stefan do të sjellë diçka speciale, ka sensibilitetin e nevojshëm të projektimit dhe ndërtimit të biznesit”.

Larsson është 41 vjeç dhe do të emërohet si CEO i Ralph Lauren gjatë muajit nëntor dhe do të marrë në dorëzim një ndërmarrje që në vitin e fundit fiskal ka faturuar 7.6 miliardë dollarë. Por emërimi I një drejtori jashtë grupit, ka çuar në një rënie prej 4.7 përqind. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025278091430664
array(1) { ["section"]=> string(85) "ralph-lauren-terhiqet-nga-kompania-e-tij-eshte-nje-nga-zgjedhjet-me-te-veshtira-21994" }