Rama 3 orë në Kryeministri me deputetët e Komisionit të Sigurisë, më herët me koordinatorët

Publikuar tek: politike, më 22:14 14-01-2016 Rama 3 orë në Kryeministri me deputetët e Komisionit të Sigurisë, më herët me koordinatorët

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët e PS-së në Komisionin e Sigurisë. Takimi ka zgjatur rreth 3 orë në selinë e Kryeministrisë, por nuk është berë e ditur tema e diskutimit.

Megjithatë në media shkruhet se në takim është diskutuar kryesisht për çështje të sigurisë në vend.

Më herët Rama u takua në selinë e PS-së me koordinatorët e kësaj partie.


Basha dhe Meta mbledhin ekspertët për drejtësinë, Rama diskuton për kongresin

Ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i LSI-së Ilir Meta zhvillonin takimin të ndarë me ekspertët e tyre për reformën në drejtësi, kreu i PS-së Edi Rama kishte mbledhur në selinë rozë koordinatorët që po përgatisin kongresin e kësaj force politike.

I pyetur nga gazetarët se kur do të jetë data që do të zhvillohet kongresi i PS-së, Rama është shprehur: “Kur të anëtarësoheni në parti do ta merrni vesh.”

Kongresi i PS-së ishte parashikuar të zhvilluar gjatë këtij muaji, por Rama ka marrë vendimin për shtyrejn e tij pa përcaktuar ende një datë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023822069168091
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-3-ore-ne-kryeministri-me-deputetet-e-komisionit-te-sigurise-me-heret-me-koordinatoret-30011" }