Rama: 330 milionë dollarë më shumë në buxhet, s’krijojmë borxhe për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 12:43 04-12-2015 Rama: 330 milionë dollarë më shumë në buxhet, s’krijojmë borxhe për shqiptarët

Edi Rama ka komentuar para deputetëve sot në Kuvend projekt-buxhetin e 2016. Sipas tij janë 330 milionë dollarë më shumë në buxhet dhe qeveria nuk ka qëllim që të krijojë borxhe për shqiptarët.

Dhe ja çfarë tha Rama në Kuvend:

“Çdo vit kur i vjen radha këtij diskutimi, kryeministri i radhës thotë se sa i mirë, dhe sa më i mirë se herët e tjera projektbuxheti i ri. Unë sot nuk do them se sa i mirë është pr/buxheti apo sa më i mirë se herët e tjera është. Unë sot dua të vendos një pasqyrë të realitetit: Ku ishim para 2 vjetësh dhe ku jemi sot kur po paraqesim projektbuxhetin e vitit të tretë.

E di që ka njerëz që e kanë zët të dëgjojnë ku ishim 2 vjet më parë. Ka njerëz që duan të dëgjojnë se çfarë do bëjmë. Të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe cilido që përqendrohet në një pikë e ka të vështirë të parafytyrojë të nesërmen. Ndaj do mundohem t’i lidh gjërat bashkë. Ka edhe plot njerëz që nuk duan të dëgjojnë. Si mund t’ua mohojmë të drejtën kundërshtarëve të gënjejnë për borxhin, të shpifin për të ardhurat, të sajojnë për të varfrit apo të llafollogojnë për të ikurit. Si mund t’ua mohojmë të drejtën për t’u thënë shqiptarëve ngrihuni në revolucion se këtë vit janë vjedhur në dogana e tatime 1 mln dollarë?

Vitin e shkuar u mblodhën më shumë të ardhura se në 5 vjetët paraardhëse të marra së bashku. Fakt që ishte parashikuar të mblidhnim më shumë. Pse nuk u realizuan? Të ardhurat tatimore mesatare për 2006-2013 janë 23.3% dhe 23.1% nëse nuk përfshin 2008-ën kur u hap edhe gropa e madhe në arkën e shtetit shqiptar me gjithë atë procedurë ende sot për tu gjykuar nga drejtësia, për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Në 2013, 22.2 % të PBB-së. Në 2014-2015 të ardhurat tatimore janë 24% e këtij prodhimi në raport me PBB-në. Pra, janë në përqindje më shumë se sa në të gjithë vitet e qeverisjes së mëparshme të marra së bashku. Në vitin 2014-2015 të ardhurat 598 mln dollarë.

Të ardhurat nga tatimet e doganat për 2014-2015 janë 330 mln dollarë më të larta se 2008-2013. Jemi në kushtet kur krahasimi me ku ishim është fare i qartë. Nga ana tjetër u detyrohem të gjithë shqiptarëve një shpjegim pse parashikimi ynë nuk u realizua. Ka një sërë faktorësh që nuk kanë lidhje as me qeverinë shqiptare, as me administrimin e tatimeve e doganave. Së pari rënia e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare. Askush nuk mund të ngarkojë me përgjegjësi qeverinë që nuk parashikoi një rënie në bursë të çmimit të karburanteve. Rënia e të ardhurave nga renta patën një efekt në parashikimin tonë prej 42 mln dollarësh. Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike për periudhën janar-nëntor. Rënia e sasisë së importit të cigareve, ishte një rënie më e madhe se sa parashikimi ynë i mëparshëm kur vendosëm të rrisim akcizën dhe efekti është 35 mln dollarë më pak në raport me parashikimin.

Gjithashtu ndikoi politika jonë e rritjes së përjashtimeve me qëllim stimulimin e sipërmarrjes përmes heqjes së taksës si dhe rimbursimet e akcizës për industrinë e peshkimit me një efekt prej 13 mln dollarësh. Rënia e importit të fruta-perimeve për shkak të rritjes së prodhimeve të vendit, përtej parashikimeve si rezultat i modelit tonë ekonomik, ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat buxhetore por ka një efekt të konsiderueshëm pozitiv në ekonominë tonë. Këtyre faktorëve i është shtuar edhe efekti i kursit të këmbimit të euros me lekun”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-deputetëve demokratë: Qeshni, qeshni…Jepini urdhër gojës për t’u shqyer dhe prisni revolucionin
"Ju lutem, ju lutem...”, Meta në vështirësi, opozita çohet në këmbë, rrethon Ramën në foltore (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.019082069396973
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-330-milione-dollare-me-shume-ne-buxhet-s-krijojme-borxhe-per-shqiptaret-26941" }