Rama akordoi 1 milion Euro për kombëtaren, shkrimtarja: Lutje kryeministrit tim, m’i hidh mua 5 mijë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:23 20-06-2016 Rama akordoi 1 milion Euro për kombëtaren, shkrimtarja: Lutje kryeministrit tim, m’i hidh mua 5 mijë

Kryeministri Edi Rama akordoi shumën prej 1 milion Euro për djemtë e kombëtares shqiptare që ditën e djeshme fituan ndeshjen historike në Euro 2016 kundër Rumanisë.

Shkrimtarja Flutura Açka, nisur nga kjo i shkruan një letër të shkurtër shefit të kabinetit, të titulluar: “Lutje Kryeministrit tim”.

“E zgjidhe që e zgjidhe qesen e shtetit, m'i hidh dhe mua nja 5 mijë euro. Edhe unë për kombin punoj. I kam nja dy-tre romane që nuk po i mbaroj dot se më duhet të mbijetoj, edhe pse tani të qenët shkrimtare e kam profesion. Kjo nuk është lutje, në të vërtetë, por kujtese, se:

E kemi edhe një skuadër shkrimtarësh.
E kemi edhe një skuadër piktorësh.
E kemi dhe një skuadër aktorësh.
E kemi dhe një skuadër kompozitorësh.
Dhe ca skuadra të tjera që punojneë për kombin, që nuk japin shumë kredite politike, por e vlejnë të cmohen ndonjëherë nga shteti i tyre. Edhe financiarish. Shpesh, jehona e veprës së tyre, ndihet pas vdekjes së tyre, por deri atëherë, atyre u duhet të jetojnë.

Mos dhëntë Zoti e ndonjë i rrjedhur mendon se jam kundër Kombetares apo gjestit bujar të Kryeministrit tim. Jo, thjesht po përmend se mes patriotësh ka nga ata që e kanë të cmuar këmbën, ca kokën, ca zërin, ca pamjen... dhe ca edhe asgjënë e tyre. Keta të fundit në fakt janë ata që hane në cfarëdo kohe; prej këtyre duhet të ruhet politika”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024410963058472
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-akordoi-1-milion-euro-per-kombetaren-shkrimtarja-lutje-kryeministrit-tim-m-i-hidh-mua-5-mije-44092" }