Rama: Albpetrol do privatizohet, garë e hapur dhe transparente

Publikuar tek: ekonomi, më 12:20 17-03-2015 Rama: Albpetrol do privatizohet, garë e hapur dhe transparente Edi Rama

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se do të përfundohet këtë vit privatizimi i kompanisë Albpetrol për shkak se është një atavizëm nga koha e shkuar por që procesi i garës do të jetë tërësisht transparent.

“Ky do jetë viti i përfundimit të përfundimit të privatizimit të Albpetrolit me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare financiare. Albpetroli do të ndahet nga blloqet që do vihen në dispozicion të investuesve. Albtelekomi është atavizëm i kohës së shkuar dhe një hibrid që nuk mund t’u rezistojë sfidave të ardhshme. Por padyshim që mbetet një aset i vlefshëm dhe do të sigurojmë që gjithë aktorët të kenë proces transparent dhe konkurues.”, deklaroi Rama në samitin mbi naftën, gazin dhe energjinë që po mbahet në Tiranë.

Sipas Ramës, qeveria është e fokusuar në rritjen ekonomike duke shfrytëzuar burimet natyrore të vendit por edhe duke fituar besimin e investitorëve.

“Që qasja jonë mos mbetet thjesht vizion apo vullnet e kemi të qartë që duhet të jetësojmë investime, reforma dhe ndërveprim mes sektorëve. Më 12 mars Parlamenti miratoi ligjin e ri të hidrokarbureve dhe sa të hyjë në fuqi, do të shpërndahen blloqet e lira të naftës. Për ne është  me shumë rëndësi që qeveria të jetë aktor në këtë zhvillim, por shteti të ketë rol rregullator, të mos marrë rol në kontrollin e konkurencës, por standardet. Do fillojmë procesin edhe për dhënien e hapsirave në det. Ofrojmë garanci për kthimin e investimit dhe klauzola për gjithë kontratat.”, tha Rama në samiit, duke shtuar edhe mundësinë unike që ofron për vendin gazsjellësi transoqeanik si dhe investimin e 150 milionë dollarëve në sektorin e  energjisë elektrike.

Kurse ministri Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha gjatë samitit se vendi ka një rezervë të konsiderueshme të naftës. “Studimet thonë se kemi 300 milion tonë rezerva nafte’’, theksoi Gjiknuri. Kurse zëvendësministri Dorian Duçka tha se edhe pse kemi trashëguar institucione të dobëta, sërish po punohet me reformat. “Vendi ynë ka depozitat më të mëdha të naftës dhe ne besojmë se do sjellim investitorë të huaj. Do krijojmë punë e përfitime jo vetëm për vendin por edhe për investitorët e huaj. me reformat mund t’i kthejmë mallkimet në urime për këto burime”, u shpreh Duçka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033121824264526
array(1) { ["section"]=> string(65) "rama-albpetrol-do-privatizohet-gare-e-hapur-dhe-transparente-6124" }