Rama ashpërson Kodin Penal, Burg kush shpif për qeverinë dhe zyrtarët e lartë

Publikuar tek: politike, më 07:15 12-11-2015 Rama ashpërson Kodin Penal,  Burg kush shpif për qeverinë dhe zyrtarët e lartë

Me një propozim direkt të kryeministrit Edi Rama, ashpërsohet Kodi Penal për veprën e shpifjes. Atë që paraardhësi i tij Sali Berisha e kishte hequr, Rama e ka rikthyer sërish më fuqishëm në ndryshimet e ‘’Një shtesë në Ligjin Nr. 7895’’. Pritet që ndryshimet të votohen në Kuvend.

Gazetarët dhe shumë personazhe publike janë revoltuar nga kjo ide e kryeministrit, por ka edhe të tjerë që e shohin me vend. Por çfarë ndryshimi konkret ka bërë Edi Rama?

“Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet’’, kjo është shtesa në Kodin Penal.

Sot parashikohet që disa shoqata të protestojnë për këtë ndryshim të Kodit Penal, duke e lexuar si kufizim të lirisë së tyre për t’u shprehur. Një nga pikat që ka ngrënë më shumë diskutim është edhe vendosja e cilësimit ‘’botërisht’’, i cili është i paqartë se çfarë nënkupton: shpifje në mediet shqiptare, shpifje në medie ndërkombëtare, persona që flasin te publiku shqiptar apo persona që shpifin për një publik më të gjerë, ndërkombëtar?

shpifjarama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tension dhe fyerje në Këshillin Bashkiak, këshilltarin e PD kërkojnë ta nxjerrin jashtë, ndërhyn Veliaj
Parkingjet në Tiranë, ja tarifat për të gjitha rrugët »
Article Logic
Execution time: 0.051415920257568
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-ashperson-kodin-penal-burg-kush-shpif-per-qeverine-dhe-zyrtaret-e-larte-25212" }