Rama: Azilkërkuesit? Shumica jo nga Shqipëria por Greqia. Reagon Basha: E mohoi paturpësisht

Publikuar tek: politike, më 13:44 24-08-2015 Rama: Azilkërkuesit? Shumica jo nga Shqipëria por Greqia. Reagon Basha: E mohoi paturpësisht Lulzim Basha (majtas), kryeministri Rama (djathtas)

Kryeministri Rama prej orës 12:00 i është përgjigjur qindra pyetjeve të qytetarëve bërë në Facebook e Twitter ku është pyetur edhe për eksodin e shqiptarëve. Lidhur me këtë çështje kryeministri tha se të ikurit më të shumtë janë nga Greqia dhe jo nga Shqipëria. Menjëherë ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha i cili e ka quajtur të turpshme dhe tallëse përgjigjen e kryeministrit.

“Edi Rama paturpësisht ka mohuar sot se ekziston një eksod i bashkqytetarëve tanë, që ikin çdo ditë me mijëra drejt Europës nga dëshpërimi, nga padrejtësitë, nga varfëria ekstreme.

Duke mohuar këtë eksod, Edi Rama jo vetëm tallet me mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja, jo vetëm tallet me jetën e tyre dhe me aktin ekstrem që bëjnë duke ikur natën nga shtëpitë e tyre, duke shitur çfarë u ka mbetur pos shpirtit për të bërë pasaportat dhe blerë biletat, por akoma më keq, tregon se ai nuk ka asnjë zgjidhje”, tha Basha duke shtuar:
“Ai mund ta mohojë eksodin, por kjo dramë po jetohet çdo ditë nga veriu në jug, në fshat e në qytet. Dhe një gjë është e vërtetë sa ç’është sot e hënë, se shkaku kryesor i kësaj arratie tragjike, është Edi Rama, keqeverisja e tij ne ortakeri me krimin, kriza ekonomike që ka shkaktuar, korrupsioni e hajduteria që ka mbjellë në çdo zyrë të shtetit.
Vetëm ndarja me këtë qeveri e me këtë kryeministër mund ta normalizojë situatën e ta frenojë eksodin dramatik të shqiptarëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Briseida Shehaj: Vitin e kaluar morëm nga biznesi 7% më shumë të ardhura, ulëm 30 milionë USD gjobat e padrejta
Rama për Kishën e Dhërmiut: Të qeshësh e të qash, një ngrehinë si garazh. Reagon edhe Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.022881031036377
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-azilkerkuesit-shumica-jo-nga-shqiperia-por-greqia-reagon-basha-e-mohoi-paturpesisht-19044" }