Rama, Balla dhe Bylykbashi takohen me ekspertët amerikanë për dekriminalizimin. Ambasada: U mësuam si të hetojnë zyrtarët

Publikuar tek: politike, më 14:38 05-02-2016 Rama, Balla dhe Bylykbashi takohen me ekspertët amerikanë për dekriminalizimin. Ambasada: U mësuam si të hetojnë zyrtarët

Pas takimit me ekspertët amerikanë për dekriminalizimin dhe kolegët e tij deputetë Oerd Bylykbashin dhe Taulant Ballën, Luan Rama shpjegoi se çfarë ndodhi në prezantimin marrë përsipër nga Ambasada Amerikane në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

“U fol për persona me vende pune me karakter sensitive. Domethën një njeri që aplikon në një vend pune me ndjeshmeëri të veçantë ka nevojë të verifikohet. Meqenëse jemi në aplikimin e dekriminalizimit, po përpiqemi të marrim modelin më të mirë’’, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Kurse tani pasdite, Ambasada e Shteteve të Bashkuara bëri një deklaratë të shkurtër për atë që ndodhi në Kuvend, ndërsa Donald Lu bëri dhe një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Deklarata e SHBA-ve:

 “Mbështetje për Zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin

Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë.

Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi. Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Kush beson se korrupsioni luftohet nga ministri i Brendshëm?! Dilema të stisura për Byronë, Rama projekt për ta kapur
Përfaqësuesit e PD në Vlorë: Rama mashtroi, banorët e përmbytur 1 vit pa dëmshpërblim nga shteti‏ »
Article Logic
Execution time: 0.19063591957092
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-balla-dhe-bylykbashi-takohen-me-ekspertet-amerikane-per-dekriminalizimin-ambasada-u-mesuam-si-te-hetojne-zyrtaret-31825" }