Rama: Ballkani i rrezikuar nga islami radikal, BE të na marrë në mbrojtje

Publikuar tek: politike, më 17:16 28-02-2015 Rama: Ballkani i rrezikuar nga islami radikal, BE të na marrë në mbrojtje

Gjatë vizitës së tij në Rumani, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sfidat e fundit që shtësojnë Ballkanin, por edhe Bashkimin Europian. Sipas Ramës, radikalizmi islamik përbën një rrezik të madh për vendet e Ballkanit, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Europën.

“Ne mendojmë që ai përshkallëzim është një arsye shumë e fortë për Europën dhe për Bashkimin Europian që këtë diversitet fetar që është në Ballkan ta marri në mbrojtje sa më shpejt, duke e përshpejtuar procesin e integrimit, duke mos bërë politika që janë taktike dhe nuk kanë asgjë strategjike në raport me vendet e Ballkanit, sepse nëse, largqoftë, ekstremizmi islam do të gjente rrugë për t’u kthyer në një nacionalizëm fetar në formën e një lëvizjeje brenda Ballkanit, do të ishte fundi i kësaj që kemi sot”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se islami radikal mund të penetrojë tek vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përçuar idenë se Europa është një klub kristian dhe se ajo nuk duhet të jetë rruga jonë.

“Islami radikal e gjen më të lehtë që të penetrojë në territorin psikologjik të frustracionit nga hezitimi i BE-së për të vepruar me shpejtësi dhe për të na tërhequr më shpejt brenda. Radikalizmi islam vepron pikërisht në këtë territor, duke përçuar idenë se Europa nuk është rruga jonë, pasi Europa është një klub kristian dhe për këtë arsye Europa është hezituese ndaj nesh", ka deklaruar Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Koalicion me LSI-në? Shpifje
Tahiri: Polici që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin »
Article Logic
Execution time: 0.021252870559692
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-ballkani-i-rrezikuar-nga-islami-radikal-be-te-na-marre-ne-mbrojtje-4652" }