Rama- banorit në Kuçovë: Po t’i kishe bërë fëmijët përnjëherë do më kishe kapur mat

Publikuar tek: politike, më 15:04 26-05-2015 Rama- banorit në Kuçovë: Po t’i kishe bërë fëmijët përnjëherë do më kishe kapur mat

Kryeministri Rama ndodhet sot në Kuçovë ku ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Në këtë takim me banorët nuk kanë munguar batutat, si dhe akuzat në drejtim të Partisë Demokratike.

"Ata që do të votojnë kandidatët e PD do të marrin veten e tyre në qafë, jo se nuk do t'i mbështesim ne, por se ata nuk janë të aftë për këtë punë. Ata vazhdojnë i bien daulleve, popull mblidhu të kthehemi aty ku ishim. Të kthehemi aty ku ishim se nuk shtyhet më pa ndërtime pa leje. Nuk shtyhet më duke paguar dritat. Çfarë lidhje kanë këto me Selfon, me anëtarët e këshillit dhe me hallet tuaja. Ata pqrpiqen që t’ju thonë se gjërat shkojnë keq e më keq. E kanë gabim që mendojnë se në Shqipëri ka kaq shumë budallenj, përveç grushtit që u shkojnë pas.

Ka shumë njerëz që thonë, ne skemi bukë ti bën fusha sporti. Por këto janë gjëra që shkojnë bashkë në mirëqënie. Këto janë investime që ne bëjmë për të rritur në mënyrë të mirë dhe të shpejtë shpresën, optimizmin. Sepse qyteti nuk është një fjetore, por është një komunitet, dhe duam që këtij komuniteti t’i japim cilësi jete", ka thënë Rama.

Nuk kanë munguar as batutat midis kryeministrit dhe të pranishmëve në takim. Një prej banorëve iu ankua Ramës për rrugën e fshatit e cila nuk është ndërtuar.  “Eshtë ndërtuar vetëm rruga hyrëse”, tha qytetari. Ndërkohë që përgjigjia e ramës ishte po me pyetje.

Qytetari: Është bërë vetëm rruga hyrëse jo rruga e fshatit

Rama: Të të pyes unë ty, sa fëmijë ke?

Qytetari: 5

Rama: Si i ke bërë, të gjithë bashkë apo një nga një?

Qytetari: Një nga një

Rama: Mirë, se po ti kishe bërë të gjithë bashkë do më kishe kapur mat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj akuzon Bojaxhiun se ka dalë nga Saliu, i përgjigjet Gjergji: Klientët e ndërtimeve i kishe në dasmën tënde
6 pyetjet e Gjergj Bojaxhi për Erion Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.015076875686646
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-banorit-ne-kucove-po-t-i-kishe-bere-femijet-pernjehere-do-me-kishe-kapur-mat-12012" }