Rama: Bashkëqeverisje me PDIU-në

Publikuar tek: politike, më 14:07 30-03-2015 Rama: Bashkëqeverisje me PDIU-në Edi Rama dhe Shpëtim Idrizi

Edi Rama ka zyrtarizuar sot koalicionin me PDIU-në. PS-ja, përveç LSI-së do të bashkëqeverisë edhe me PDIU-në. Kryeministri nuk ka dhënë detaje se çfarë posti ministror do të ketë PDIU-ja, por kuptohet që këto negociata janë bërë në funksion të mbështetjes së kandidatëve të PS-së në zona ku PDIU është e fuqishme. Rama dhe Idrizi nuk dhanë asnjë detaj edhe për kandidatët e bashkive për 21 qershor.

“Sapo kemi finalizuar një marrëvesheje për të ecur në rrugën e partneritetit politik me partinë e drejtuar nga Z.Idrizi.  Sigurisht që diskutimi është përqëndruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik çka do thotë se bashkë me PDIU do jemi në bashkëqeverisje dhe natyrshëm kemi diskutuar edhe stacionin e parë të këtij rrugëtimi që është stacioni i zgjedhjeve vendore të 21 qershorit ku do dalim së bashku me 61 kandidatë dhe do të shkëmbejmë opinionet dhe vendosim dhe për këto kandidatura dhe një vëmendje e veçantë ndaj opinionin të PDIU në disa qarqe ku dhe influenca e kësaj partie është më e qenësishme se sa në qarqe të tjera ku sidoqoftë ne e konsderojmë PDIU një partner të rëndësishëm.”, deklaroi Rama.

Në lidhje me bashkitë, Rama u shpreh se nuk ka emra konkretë njësish, sepse koalicioni është menduar si bashkim kontributesh dhe jo ndarje sinoresh.

“Nuk kemi emra konkret njësish se kemi vendosur ta ndërtojmë këtë partneritet duke u bazuar tek qëndrueshmëria që kandidadurat të jenë miratura së bashku dhe në disa prej qarqeve të kemi edhe kontributin e drejtpërdrejtë të PDIU.  Dua të sqaroj se gabimisht por edhe për shkak se si kemi bërë në të shkuarën, ju raportoni se iu dhanë 15 bashki LSI, ne nuk do bëjmë ndarje por do bashkojmë bashkitë në mbështetje të çdo kandidati në çdo njërë bashki. E drejta për të propozuar nuk është një ndarje sinoresh. Do marrim përsipër të realizojmë programin dhe përfaqësojmë interesat në nivel vendor. Siç kemi vepruar kur nuk kemi ndarë sinore, por kemi ndarë përgjegjësi së bashku. Kjo është një qasje e re, se besojmë tek bashkimi I kontributeve dhe jo ndarja e sinoreve.”, përfundoi Rama, duke ftuar Idrizin që të bëjë deklaratën e vet.  

Rama në fund shtoi: “Këtu nuk kemi me kalim majtas apo djathtas këtu kemi të bëjmë me forcën politike për të ecur drejt, në rrugën pa kthim të një rilindje, ku të gjitha forcat përjashto PD që fatkeqësisht çdo ditë humbet fuqinë e saj, të të gjitha forcat politike.”

Pas negociatave me LSI-në, PDIU do të jetë partia e dytë, kandidatët e të cilës do të mbështeten nga PS-ja si dhe gjithashtu votuesit e së cilës do mbështesin kandidatët e PS në bashki të tjera. PDIU-ja ka kërkuar të kandidojë në bashkitë e Shijakut dhe Peqinit, Konispolit, Patosit dhe Rrogozhinës.

Rama ka planifikuar të mbledhë sot pasdite edhe deputetët e Qarkut të Tiranës, Vlorës e Beratit për të diskutuar mbi kandidatin për Tiranën dhe në përgjithësi edhe për situatën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. 

Deri më tani PS ka bërë negociata me LSI-në për bashkitë që do të kandidojnë emrat e të zgjedhurve të tyre, por ende nuk dihen konkretisht se cilët do të jenë ata.

Emrat e përfolur janë Vangjush Dako për Durrësin, Keti Bazhdari për Shkodrën, Etjona Hoxha për Vlorën, Armando Subashi ose Ervin Koçi për Fierin, Sotiraq Filo për Korçën, Viktor Tushe për Lezhën(LSI),  Zamira Rami (LSI), Gledion Rehovica ose  Petrit Sina për Beratin (LSI), Shukri Xhelili ose Muharrem Rama për Dibrën dhe Hasan Halili për Kukësin (LSI).

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naço: Kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota
BSH/ Qeveria propozon Denada Priftin për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës »
Article Logic
Execution time: 0.023932933807373
array(1) { ["section"]=> string(36) "rama-bashkeqeverisje-me-pdiu-ne-7355" }