Rama: Bashkimi Europian do na ndihmojë të kapërcejmë përmbytjet

Publikuar tek: politike, më 11:38 07-02-2015 Rama: Bashkimi Europian do na ndihmojë të kapërcejmë përmbytjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka marrë konfirmimin e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë përmbytjesh.

Me anë të disa fotove të postuara në Twitter, Rama shprehet se “vijon pa orar puna për kurimin e plagëve të hapura nga përmbytjet në zonat e prekura”.

Foto e postuar nga Rama


“Po ashtu rrjeti i solidaritetit shkon edhe përtej edhe tek solid I shprehur zyrtarisht I BE-së, që konsiston në një mundësi të drejtpërdrejt për të diskutuar dhe vendosur me Komisonin Evropian për një sasi fondesh por edhe në ndihmën e drejtpërdrejtë nga vendet anëtare të BE-së, siç parashkruan ky mekanizëm në fatkeqësi natyrore.”, tha sot kryeministri Rama, duke shtuar edhe vlerësimin për 15 kamionët që kanë mbërritur në Shqipëri nga Kosova.

Kryeministri garantoi shmangien e abuzimeve në situata të tilla, ku vetëm dje disa vlerësues të Komisionit të Dëmeve, u shfaqën në media të dehur.  “Do bëjmë maksimumin për të shmangur të gjitha abuzimet që në këto raste janë të njohura dhe kanë qenë present”, tha Rama.

Lajmëruar edhe në statusin e tij në ‘’Facebook”, kjo është faza e dytë e ndihmës për përmbytjet, sipas kryeministrit Rama

 “Sot ka nisur faza e dytë e kurimit të plagëve të hapura nga këto përmbytje. Jam i lumtur dhe krenar që sipërmarrja me një ndjenjë përgjegjësie sociale i është përgjigjur thirrjeve parapërgatitore për të qenë e gatshme nga sot për të zbatuar fazën e dytë dhe për të kuruar në terren plagët e hapura nga përmbytjet. Ndërsa nga sot do nisë lëvrimi i ndihmës në disa plane dhe qeveria nga ana tjetër do të detajojë të gjithë raportimet e dëmeve dhe nevojave dhe do të adresojë me përgjegjësi të plotë në bazë të detyrimeve ligj por edhe detyrimit të madh moral problemet që lidhen me humbjen në krerë, prodhim, dëmtime të rëndë të infrastrukturës të prodhimit edhe me vënien dorë mbi infrastrukturën e demtuar të digave, të argjinaturave, pritave por dhe pastrimin dhe zhvbllokimin e kanaleve kulluese që janë të mbushura me inerte e baltë”, theksoi Rama, duke shtuar se do të paguhet çdo kokë bagëti e mbytur në jug.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama terror mbi Gjykatën, shpëtoi Konstandinin
Ambasadori në Vatikan/Kisha: Jemi kundër Zhitit, duam një katolik »