Rama: BE po ngadalëson integrimin e Ballkanit Perëndimor

Publikuar tek: politike, më 18:20 14-03-2015 Rama: BE po ngadalëson integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e organizuar për vendet e Europës Juglindore (SEECP) duke u shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian kanë agjenda të ndryshme sa i përket procesit të integrimit.

Rama është shprehur se Ballkani nuk po ecën në mënyrë homogjene drejt BE-së, ndërsa e konsideruar këtë të fundit si të pavendosur për integrimin e rajonit tonë.

“Ne jemi aktivisht të angazhuar si qeveri. Besoj se bën një instrument të rëndësishëm në këtë aksion të përbashkët për të forcuar zërin dhe njëkohësisht për të fuqizuar vetëveten në një proces që bëhet gjithnjë e më i veshtirë, për shkak të përplasjes së agjendave tona, në vende si ne që duam të anëtarësohemi në BE dhe vendeve të BE që ngadalsojnë në mënyrë asfiksuse integrimin në Europën e bashkuar. Ballkani nuk po ecen drejt BE-së në mënyrë homogjene dhe se vendet e rajonit  kanë ritme të ndryshme në sensin e marrëdhënieve mes qeverieve dhe sistemeve të brendshme të çdo vendi që nga drejtësia deri te liria e mdesia. Edhe BE nuk po ecën drejt finalizimint të projektit as në mënyrë homogjene e as në mënyrë të vendosur”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar nga vendet e tjera të rajonit më shumë bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, si dhe dakortësimin e një politike të përbashkët me BE-në.

“Ne si vendë duhet të bëjmë të mundur që të shtyjmë sa më shumë drejt harmonizimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si energjia, transporti dhe sistemet finaciare por pa harruar se të gjitha këto nuk do të na japin atë që kërkojmë nëse nuk kemi një politikë të përbashket me BE-në”, tha Rama.

Rama ka vënë gjithashtu në dukje se Ballkani është i ndarë në dy makrorajone, atë të “Danubit” dhe të makrorajonit “Adriatiko-Jonian”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Durrësit në Elbasan, Rama: Bizneset e panairit kanë rritje
Berisha akuza ndaj Metës dhe Kallakut: Duan ta paraqesin çështjen si skeç të “Portokallisë” »
Article Logic
Execution time: 0.020009994506836
array(1) { ["section"]=> string(60) "rama-be-po-ngadaleson-integrimin-e-ballkanit-perendimor-5895" }