Rama ‘bëhet i gjallë’ pas protestës së opozitës, shikoni ç’poston në rrjetet sociale (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:43 27-01-2018 Rama ‘bëhet i gjallë’ pas protestës së opozitës, shikoni ç’poston në rrjetet sociale (FOTO)

Kryeministri Edi Rama përgjatë gjithë ditës së sotme ka heshur dhe nuk ka patur asnjë reagim prej tij lidhur me protestën e opozitës së bashkuar.

Ndonëse opozita protestoi bashkë me qindra mbështetës nga e gjithë Shqipëria për largimin e tij nga pushteti dhe numri i akuzave kundër tij dhe qeverisë “Rama 2” ishin të shumta, kryeministri sërish nuk reagoi.

Para pak minutash, Rama “bëhet i gjallë” dhe poston në profilin e tij në facebook një fotoalbum nga punimet e Forumit Ekonomik Botëror, Davos 2018.

“Fotoalbumi i punimeve në Forumin Ekonomik Botëror, Davos 2018”, shkruan Rama dhe poston një sërë fotosh nga takimet me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, nga John Kerry te Aleksandër Vuçic. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se për protestën e sotme nuk ka shkruar asnjë fjalë. 

rama.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02250599861145
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-behet-i-gjalle-pas-protestes-se-opozites-shikoni-c-poston-ne-rrjetet-sociale-foto-108170" }