Rama bën bilancin e aksionit kundër informalitetit: 94 mijë kontrolle, 50 mln kupona të lëshuar

Publikuar tek: ekonomi, më 17:52 23-10-2015 Rama bën bilancin e aksionit kundër informalitetit: 94 mijë kontrolle, 50 mln kupona të lëshuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin Ekonomik ku ka bërë bilancin e aksionit kundër informalitetit të nisur nga qeveria më 1 shtator të këtij viti.

Rama e ka konsideruar këtë aksion si vendojse të rendit ligjor në ekonomi, ndërsa ka dhënë disa shifra lidhur me rezultatet që ka arritur ky aksion.

“Kemi 8-fishim të numrit të pajisjeve fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve ose 700% më shumë se e njejta periudhë e vitit 2014. Janë lidhur 7 mijë kontrata të reja, numri i kuponave të lëshuar ka shënuar një rritje me 50.5 milionë, ndërsa xhiro e deklaruar është rritur me 52%, çka përbën edhe një arsye shumë të fortë se potenciali është ende i pashfrytëzuar”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, biznesi i vogël ka shënuar një rritje  absolute me 86%, ndërsa biznesi i madh ka një rritje me 35%.

Kryeministri i ka bërë thirrje fermerëve që të pajisen me NIPT për të përfituar nga grantet, kreditë, programet e qeverisë apo të Bashkimit Europian.

Rama nuk ka anashkaluar as deklaratën kritike të bërë disa ditë më parë nga kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilit i ka kërkuar t’u tregojë shqiptarëve se çfarë pasojash ka nëse një biznes në SHBA nuk lëshon kuponin tatimor dhe më pas t’i tregojë qeverisë shqiptare se çfarë mund të bëj më mirë në këtë drejtim.

“Më vjen keq që nuk e shoh këtu përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe t’i thoja që përpara se të bëjë deklarata duke iu kundërvënë këtij operacioni, t’u tregoj shqiptarëve se çfarë i ndodh dikujt në SHBA që kapet me evazion dhe çfarë i ndodh nëse kapet pa kupon dhe më pas të na tregojë neve se çfarë të bëjmë më mirë. Të përkrahësh informalitetin me çfardo lloji arsyetimi të mirë, do të thotë të kërkosh që ata që paguajnë të marrin përsipër barrën e atyre që nuk paguajnë”, është shprehur kryeministri.

Rama ka theksuar se qeveria dëshiron uljen e taksave në vend, por kjo nuk mund të ndodh pa rritur kontributet në shtet. Ai ka mohuar gjithashtu që aksioni i informalitetit të jetë orientuar kundër të vegjëlve, por sipas kryeministrit është totalisht e kundërta.

Lidhur me raportin e Bankës Botërore, “Të bësh biznes”, Rama është shprehur se pret që Shqipëria të shënojë rënie në renditje, kjo për faktin se në vend janë bllokuar ndërtimet për arsye që dihen, por ka premtuar se do të ketë një lehtësim të procedurave të biznesit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027069807052612
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-ben-bilancin-e-aksionit-kunder-informalitetit-94-mije-kontrolle-50-mln-kupona-te-leshuar-23822" }