Rama bën deklaratën e fortë: Meta zbardhi të gjithë planin, tregoi ku fle lepuri. Kur çmendet presidenti, parlamenti duhet të...(E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 18:49 12-06-2019 Rama bën deklaratën e fortë: Meta zbardhi të gjithë planin, tregoi ku fle lepuri. Kur çmendet presidenti, parlamenti duhet të...(E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama, nga Divjaka ku ndodhet në një takim elektoral, nuk ka kursyer sulmet ndaj Ilir Metës, duke përsëritur planin për ta shkarkuar nga posti i presidentit.

Rama tha se akti i Metës për anulimin e zgjedhjeve, zbardhi planin dhe “tregoi se ku fle lepuri”. Kreu i qeverisë tha se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë dhe se Parlamenti është i gatshëm të reagojë “nëse presidenti çmendet”.

“Nesër do kemi kohë të flasim më shumë në Kuvendin e Shqipërisë por akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur të gjithë planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Atij plakut të marrë që i ka mbledhur kokat boshe të opozitës si tespijet e plakut Mere dhe kërkon t’i kthejë ato tespije si lak në qafën e shqiptarëve. Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bomba të hynte në logjikën e Ilir Metës, që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të çbëhej, nuk do kishte më drejtim por do të bëhej e gjithë bota një rrumpallë e madhe, ndaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar papërgjegjshmërie që as nuk mund të pranohet e as nuk mund të tolerohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidencës për sa kohë fuqia e popullit është te Parlamenti dhe për sa kohë parlamenti ka të drejtë të reagojë nëse presidenti çmendet”, deklaroi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069968700408936
array(1) { ["section"]=> string(136) "rama-ben-deklaraten-e-forte-meta-zbardhi-te-gjithe-planin-tregoi-ku-fle-lepuri-kur-cmendet-presidenti-parlamenti-duhet-te-e-plote-167980" }