Rama bën kamarierin pas ceremonisë, i ofron një pije De Biasit, bashkëshortes së trajnerit Paola dhe vajzës Maria

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:38 03-10-2015 Rama bën kamarierin pas ceremonisë, i ofron një pije De Biasit, bashkëshortes së trajnerit Paola dhe vajzës Maria

Kryeministri Rama nuk e ka patur aspak problem të bëjë kamarierin duke i ofruar një pije trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, bashkëshortes së trajnerit Paola De Biasi dhe së bijës Maria Chiara De Biasi. Aq më tepër që jemi vetëm 5 ditë larg nga ndeshja e madhe me Serbinë

E gjitha kjo, pas ceremonisë që i dha titullin “Honoris Causa” trajnerit të kombëtares. Ceremonia u zhvillua në Universitetin Europian të Tiranës, prej të cilit De Biasi mori edhe këtë titull.

Në ceremoni, trajneri dhe kryeministri mbajtën fjalime të gjata ku nuk lanë pa anashkaluar edhe ndeshjen e rëndësishme të 8 tetorit, Shqipëri-Serbi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020247936248779
array(1) { ["section"]=> string(117) "rama-ben-kamarierin-pas-ceremonise-i-ofron-nje-pije-de-biasit-bashkeshortes-se-trajnerit-paola-dhe-vajzes-maria-22272" }