Rama bën të përlotet Gianni De Biasin: Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit në Kryeministri

Publikuar tek: politike, më 15:18 12-10-2015 Rama bën të përlotet Gianni De Biasin: Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit në Kryeministri

“Rama ka aftësinë të bëjë njerëzit të preken me fjalimet e tij”. Dhe këtë e tha trajneri i kombëtares Gianni De Biasi pas fjalimit të mbajtur nga Kryeministri. Ndërsa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes, Rama i tha trajnerit se kishte bërë xheloz gjithë Italinë. Carisimo Giani ose si i thonë në shqip: Xhani o Xhan,fjalët nuk e shprehin dot mirënjohjen ndaj teje.

Rama: Do më falësh  që varfëria e fjalëve të mia është e dukshme për madhështinë e veprave të tua. Të falenderoj xhani o xhan, i dhe krenari këtij populli. E di që do të të kërkojnë njerëz me para më të mëdha, e klube më të mëdha po ne s’të lëshojmë e kemi mësuar nga ti . S’të lëshojmë edh nëse do na duhet të të sekustrojmë pasaportën italiane dhe do të të lemë pasaportën shqiptare .

De Biasi (mes lotësh e me gjysmë zëri): Unë nuk kam përgatitur asgjë (i referohet fjalimit). Ti ke një aftësi për të prekur telat e ndjeshëm të personave. Unë kam një moto: Beso në fuqinë e ëndrrave....

Je i pari kryeministër që shkon në një konkurrim kaq të rëndësishëm, urojmë mos tju zhgënjejmë”, i tha trajneri kryeministrit duke marrë medaljen.

Lexo edheRama shpërthen në Kryeministri: Çfarë tha për Serbinë, çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes dhe...një stadium i ri në Tiranë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shpërthen në Kryeministri: Çfarë tha për Serbinë, çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes dhe...një stadium i ri në Tiranë
Rama rrëfen planet me Dukën pas Beogradit: Do them diçka që s’do guxoja ta tregoja më parë »
Article Logic
Execution time: 0.10864901542664
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-ben-te-perlotet-gianni-de-biasin-ja-cfare-i-thane-njeri-tjetrit-ne-kryeministri-22953" }