Rama bën thirrje: Të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë. Ja me çfarë të zëvedësohen (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 10:01 14-02-2018 Rama bën thirrje: Të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë. Ja me çfarë të zëvedësohen (E PLOTË)

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me studentë të Universitetit Bujqësor për promovimin e skemave mbështetëse për Bujqësinë. Ndër të tjera Rama u kërkoi studentëve që duhet të fitojnë më shumë dije në këtë fushë, pasi ky është një problem i theksuar tek fermerët në vend.

Ndërsa u shpreh se është e nevojshme që të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë dhe këto të fundit të zëvendësohen me zyra informimi.

“Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem me idenë që të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë dhe të zëvendësohen me zyra informimi për fermerët”, u shpreh Rama.

Më shumë nga fjala e Kryeministrit:

Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem me idenë që të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen me zyra informimi për fermerët. Nuk mund të bashkohem me idenë se do e prodhoj njëherë dhe pastaj do e shes. Ata që mbjellin patate në Korçë duhet të heqin dorë. Është një patate e bardhë se e dini më mirë se unë ju, që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe së dyti del kur del patatje e dytë e Divjakës dhe kështu jeni të detyruar ta mbani në stogj. Duhet të ndërrojmë të kalojmë te pemtaria. Kjo do të thotë informin në sa më shuë veshë dhe sy te fermerët të shkojmë në informimin e duhur. Nëse diksuh ka pasion ta mbjellë pataten le ta mbjellë dhe ta mbaj në shtëpi, nëse dikush ka dëshirë të mbjellë banane në alpe le ta mjellë por nuk ka çfarë i kërkon shtetit.

Së dyti ka dy programe një është ai i qeverisë shqiptare më i thjeshtë dhe i dyti ai i BE që është më i vështirë sepse duhet të ulesh dhe të shkruah projekt. BE çdo para që të vë në dispozicion ta bën të paguash me mund dhe me djersë. Kjo e dyta kërkon dije dhe për këtë arsye ju duhet ta konsideroni si një front pune dhe fitimi. Në vend që të mbaroni masterin dhe të rrini te kafja të prisni për punë shetitin apo të shkoni në ndodnjë parti duhet të mësoni më shumë në këtë fushë.

Së treti ky është momenti i parë i lidhjes suaj me AZHBR, të jeni një rrjet kur të mbaroni studimet të jeni ju të parët për tu bërë pjesë. 

Më shumë në këtë kategori: « PS dhe PD draft të përbashkët, zbardhen rekomandimet e KSPA për Shqipërinë
Çështja e pedagogëve, Vokshi: Nikolla shmanget, ja ku i mori paratë që bëri pagesat »
Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-ben-thirrje-te-shkrihen-drejtorite-e-bujqesise-ja-me-cfare-te-zevedesohen-e-plote-110201" }