“Rama beson se të huajt duan ta kalbin 45 vite në burg. Do shkojë në opozitë vetëm për të bllokuar Byronë e Hetimit”, thotë Berisha

Publikuar tek: politike, më 21:54 13-03-2016 “Rama beson se të huajt duan ta kalbin 45 vite në burg. Do shkojë në opozitë vetëm për të bllokuar Byronë e Hetimit”, thotë Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Pandeli Majkos, i cili paralajmëroi zgjedhje të parakohshme në rast të mos miratimit të Reformës në Drejtësi, duke u shprehur se ky është çmimi ekstrem që Rama mund të paguajë, duke shkuar në opozitë vetëm për të mos miratuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Berisha më tej thotë se kryeministri, që i ka premtuar postin e Presidentit si Ilir Metës dhe Pandeli Majkos, po e përdor këtë të fundit “si zëdhënes jo vetëm për kundërbalancë të Blushit dhe si presion ndaj Metës për të votuar në unison me PS, por edhe për të shkuar vërtet në zgjedhje, me çmimin e daljes qoftë në opozitë, për të bllokuar BKH sipas Venecias pasi mendon se është më i sigurt në opozitë sesa në pushtet me një BKH jasht kontrollit të tij”.

Postimi i Berishës:

Deklarata e Majkos per zgjedhje, shashke e tij apo shantazh i Rames kunder BKH (Byrose Kombetare te Hetimit)?!

Te dashur miq, pas nje heshtje shume te gjate, ish kryeministri Pandeli Majko eshte zgjuar, dhe ne nje seri deklaratash, keto kohe fataliteti per Ramen, ka dale perkrah Rames duke lene shijen e nje keqperdorimi te "naivitetit" te tij nga intriganti bizantin Rama, veçanerisht si kunderpeshe ndaj Blushit. Ne korridoret e parlamentit, aty ku zien me shume se kudo tjeter thashethemi politik, ish bashkepuntore te ngushte te Majkos u thone nen ze deputeteve se Rama i ka premtuar Majkos postin e presidentit, nderkohe qe i njejti person iu ka thene dy jave me pare dy deputeteve te PD, se paqja Rama - Meta ka ne baze ujdine midis tyre per Meten president. Gjer ketu nuk ka asgje per t'u çuditur. Rama, nga mengjesi gjer ne darke dhe nga te kater anet e tij, shperndan vetem genjeshtra.

Por nje burim ngjitur me Edi Ramen konfirmon sot se, pas rekomandimeve te Komisionit te Venecias per BKH, ai ben gjithçka per sabotimin e saj. Rama dyshon se rekomandimet e Komisionit te Venecias per BKH jane te porositura nga te huaj, qe ai beson se e duan Ramen te kalbet se paku me 45 vjet burg per mega aferat e tij korruptive te ÇEZ-it, Surrelit, pallatit ne paje, 320 milione eurove te vjedhura ne tatime dhe dogana, mbi 360 milion eurove te vjedhura me Beqen, Ahmetin, ne koncesione e tendera. Kaq i terbuar dhe tmerruar eshte Rama per ngritjen e BKH sipas Venecias, saqe ai kete kundershtim ja ka shprehur jo vetem partnereve dhe koalicionit, duke u thene se "ministri Manjani nuk votoi draftin e qeverise ndaj dhe mos prisni qe ne te votojme propozimet tuaja per BKH". Por ai, kundershtimin e tij te prere per kete institucion jashte kontrollit te tij, jua ka shprehur qarte dhe pa doreza edhe nderkombetareve, qe ai dyshon se po komplotojne kundra tij.

Madje tre jave me pare, tek pinte kafe me partnerin e tij armik ne parlament dhe tre deputete te tjere te koalicionit, pyetjes se nje deputetit te PDIU per BKH, Rama shpertheu duke share me te pare dhe me te mbrapme ate qe ai mendon se qendron prapa tij, duke bere qe te mos u besojne vesheve dy zonjave deputete qe pinin kafe ne nje tavoline afer.

Keshtu, Rama po perdor Majkon si zedhenes jo vetem per kunderbalance te Blushit dhe si presion ndaj Metes per te votuar ne unison me PS, por edhe per te shkuar vertet ne zgjedhje, me çmimin e daljes qofte ne opozite, per te bllokuar BKH sipas Venecias pasi mendon se eshte me i sigurt ne opozite sesa ne pushtet me nje BKH jasht kontrollit te tij!

Edhe njehere i bej thirrje opozites qe te kushtezoje cdo komunikim me mazhorancen, me votimin me urgjence brenda dy javeve te BKH sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias! sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi në Ankara, Thaçi e Bushati shprehin ngushëllimet
Formulari për Dekriminalizimin, kush largohet nga puna nëse nuk e dorëzon në datat e caktuara »
Article Logic
Execution time: 0.015811920166016
array(1) { ["section"]=> string(133) "rama-beson-se-te-huajt-duan-ta-kalbin-45-vite-ne-burg-do-shkoje-ne-opozite-vetem-per-te-bllokuar-byrone-e-hetimit-thote-berisha-34998" }