Rama ç’nuk tha mbrëmë për Metën, Presidenti i përgjigjet sot në mëngjes: Ministria e Jashtme s’është autoshkollë, ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun

Publikuar tek: politike, më 11:38 12-01-2019 Rama ç’nuk tha mbrëmë për Metën, Presidenti i përgjigjet sot në mëngjes: Ministria e Jashtme s’është autoshkollë, ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun Rama-Meta

Kryeministri Edi Rama, mbrëmë në Zonë e Lirë me Arjan Çanin lëshoi mesazhe të forta drejt Presidentit Ilir Meta duke këmbëngulur se Gent Cakaj është më i ditur se Presidenti dhe sipas kryeministrit, Meta nuk ka pse të mërzitet për këtë.

Rama shkoi edhe më tej duke thënë se "Presidenti ka dalë nga shinat". Ndërkaq, ka ardhur përgjigja sot në mëngjes nga Meta i cili thotë se ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë gjeniun si të ndryshojë kufijtë e Ballkanit Perëndimor.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla ? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria?? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria?? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.??”, shkruan Meta në reagimin e tij.

LEXO EDHEPSE NUK E SHKARKON ILIR METËN? EDI RAMA JEP PËRGJIGJEN QË S’PRITEJ: KA DALË NGA SHINAT DHE SILLET SI KRYETAR I LSI-SË (E PLOTË)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066301822662354
array(1) { ["section"]=> string(155) "rama-c-nuk-tha-mbreme-per-meten-presidenti-i-pergjigjet-sot-ne-mengjes-ministria-e-jashtme-s-eshte-autoshkolle-ustai-i-madh-kerkon-te-mesoje-gjeniun-148476" }