Rama “casual” në pritjen e organizuar tek Pallati i Brigadave

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:03 21-02-2015 Rama “casual” në pritjen e organizuar tek Pallati i Brigadave Pallati i Brigadave/ Veshja e Ramës në të majtë gjatë darkës me gazetarët. Në të djathë gjatë darkës me sipërmarrësit

Pas vizitës që zhvilloi në Bruksel dhe debateve që e shoqëruan atë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në Pallatin e Brigadave, dikur Pallati Mbretëror, sipërmarrësit shqiptarë  dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, për t’i falenderuar për kontributin e dhënë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet në jug të vendit.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj mbrëmjeje ishte veshja deri dikur e zakonshme e kryeministrit Rama për një godinë e cila kërkon më shumë seriozitet.

Pa kollare dhe kopsën e këmishës hapur, Rama ka folur përpara të pranishmëve në takim.

Me siguri Rama e radhit veten në mesin e lidërve si Barack Obama, Matteo Renzi apo Aleksis Tsipras, të cilët nuk kanë marrëdhënie të mirë me kollaret.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029128074645996
array(1) { ["section"]=> string(64) "rama-casual-ne-pritjen-e-organizuar-tek-pallati-i-brigadave-4062" }