Rama: Danezët të fortë? Inati shqiptar bëri mrekullinë

Publikuar tek: politike, më 22:40 04-09-2015 Rama: Danezët të fortë? Inati shqiptar bëri mrekullinë

Mjaft entuziast është paraqitur kryeministri Edi Rama përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Danimarkës. Pasi po largohej nga oborri i Kryeministrisë, aty ku ndoqi ndeshjen së bashku me shumë tifozë të tjerë, Rama ka dhënë dhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Kryeministri e ka konsideruar këtë ndeshje si shembullin më të shkëlqyer të sakrificës dhe bashkimit me njëri-tjetrin. Ndonëse, i konsideroi danezët më të fortë fizikisht, Rama u shpreh se në fund ishte inati shqiptar ai që bëri mrekullinë.

“Është shembulli më i shkëlqyer kur të gjithë bëhen bashkë dhe shpirti i skuadrës i bën të gjithë bashkë. Pjesa e parë ishte shumë më befasuese për mua sepse skuadra kishte një unitet të madh. Në pjesën e dytë ata ishin fizikisht më të forte, por gjithsesi në fund ishte inati shqiptar ai që bëri mrekullinë”, u shpreh Rama.

Shqipëria mori një barazim të rëndëishëm në ndeshjen e sotme kundër Danimrakës, pas tre ditësh skuadra jonë do të luaj në Elbasan kundër Portugalisë.

Lexo edhe:

Shqipëria e De Biasit merr 1 pikë në Danimarkë dhe bën historinë, zyrtarisht në play-off

Cana 5 minuta pas përfundmit të ndeshjes urdhër skuadrës: Hani bukë dhe flini gjumë, nesër në mëngjes në stërvitje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e konsideron ditën e sotme të zezë për median dhe lirinë e fjalës
Blerësi largohet pa kuponin tatimor? 100 milionë lekë gjobë biznesit. Qeveria ndryshon ligjin »
Article Logic
Execution time: 0.02476692199707
array(1) { ["section"]=> string(58) "rama-danezet-te-forte-inati-shqiptar-beri-mrekulline-19989" }