Rama debat me komentuesit në Facebook: Shfleto dhe informohu

Publikuar tek: politike, më 14:28 31-12-2015 Rama debat me komentuesit në Facebook: Shfleto dhe informohu

Kryeministri Edi Rama ndonëse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, nuk është përfshirë më parë në debate me komentuesit, por kjo ndryshoi ditën e fundit të 2015-ës.

Në videon e urimit të Ramës për qytetarët shqiptarë në Facebook, një qytetar i quajtur V. Strati kritikon kryeministrin për mënyrën se si ka qeverisur vendin.

“Çdo qeverisës matet me se si e bëri jetën e atyre që qeveris, e beri më të mirë apo më të keqe.....unë gjykoj se të ardhurat në xhepat e shqiptarëve u pakësuan...sepse qeveriset keq...me shkatërrime vende e pa vende...dhe me kompesime pronash ... shumë qesharake..... ju kujtoj se thatë ndryshe në fushatë...se sdo vinit dorë në pasuritë ... vendoseni njëherë veten në vende të atyre që ndërtuan me djersën e ballit....duke lënë kockat në emigrim...dhe do të shihni sa e dhimbshme është”, komenton qytetari.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë Rama, i cili kërkon nga qytetari që të shfletojë dhe të informohet më shumë lidhur me atë se çfarë ka bërë qeveria për njerëzit në nevojë.

“Shfletoje albumin që të shohësh çfarë kemi bërë për njerëzit në nevojë dhe të jesh më i informuar në mbrojtje të tyre! Gezuar”, i përgjigjet Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bozdo: Rritja e çmimit të biletës, aferë korruptive e Veliajt‏
Veliaj shkon në maternitet: 50000 lekë për çdo bebe »
Article Logic
Execution time: 0.024029970169067
array(1) { ["section"]=> string(65) "rama-debat-me-komentuesit-ne-facebook-shfleto-dhe-informohu-28936" }