Rama-deputetëve demokratë: Qeshni, qeshni…Jepini urdhër gojës për t’u shqyer dhe prisni revolucionin

Publikuar tek: politike, më 12:27 04-12-2015 Rama-deputetëve demokratë: Qeshni, qeshni…Jepini urdhër gojës për t’u shqyer dhe prisni revolucionin

Nuk ka kaluar në qetësi fjala e kryeministrit Edi Rama në kuvend, teksa fliste për buxhetin 2016. Ai ka patur disa momente tensioni, pasi kanë qenë deputetët e opozitës që e kanë provokuar.

Ata kanë qeshur, kur Rama shpjegonte, duke nervozuar kryeministrin, i cili me dy fjali ua ka bërë të qartë, që është i vetmi pushtet që kanë.

“Qeshni se i vetëm pushtet që keni në dorë, është të qeshni, e keni gjithë pushtetin të qeshni pa arsye, t’i jepni urdhër gojës për t’u shqyer, qeshni dhe prisni revolucionin’’, u tha Rama-deputetëve të opozitës.

Ditën e djeshme kanë qenë pikërisht deputetët e opozitës që kërkonin me ngulm prezencën e Ramës në Kuvend, ndërsa ai ishte për një vizitë në Paris, ku takoi homologun Valls.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetin e bekon At Nikolla Marku. Eduart Ndocaj merr një porosi nga ai, teksa pi një kafe (VIDEO)
Rama: 330 milionë dollarë më shumë në buxhet, s’krijojmë borxhe për shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.04413890838623
array(1) { ["section"]=> string(104) "rama-deputeteve-demokrate-qeshni-qeshni-jepini-urdher-gojes-per-t-u-shqyer-dhe-prisni-revolucionin-26938" }