Rama dhe Basha me shije të përbashkëta, zgjedhin foto të ngjashme për urimin e Pashkëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:07 05-04-2015 Rama dhe Basha me shije të përbashkëta, zgjedhin foto të ngjashme për urimin e Pashkëve

Sot është festa katolike e Pashkëve, e si çdo vit nuk kanë munguar urimet nga krerët e politikës. Sipas një rendi kronologjik, të parëndësishëm, Presidenti Nishani uroi i pari, më pas kreu i PD Basha i cili ja la rradhën kreut të kuvendit Ilir Meta, e pas këtij të fundit uroi kryeministri Rama.

Rama dhe Basha preferuan që urimin e Pashkëve, ndryshe nga Meta dhe Nishani, ta bënjë në Facebook e megjithatë nuk është ky rasti i shijeve të përbashkëta, por ajo që bie në sy është se të dy kanë zgjedhur pothuajse të njëjtën fotografi (kartolinë) për të shoqëruar urimin e tyre.

Një fushë e blertë mbi të cilën janë vendosur disa vezë pashke me një larmi ngjyrash. Fotografitë janë çuditërisht aq të ngjashme sa që nëse i vendos të dyja krah njëra tjetrës, mund të luash lojën e famshme “gjeni ndryshimet”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030500888824463
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-dhe-basha-me-shije-te-perbashketa-zgjedhin-foto-te-ngjashme-per-urimin-e-pashkeve-7865" }