Rama dhe Basha zhdukin historitë e partive të tyre

Publikuar tek: politike, më 20:10 05-03-2015 Rama dhe Basha zhdukin historitë e partive të tyre

Nëse doni të dini më shumë në lidhje me historinë dy partive kryesore shqiptare pas viteve 1990, mos kërkoni tek faqet e tyre zyrtare sepse nuk do të gjeni asgjë.

Kreu i PS-së Edi Rama në fillimet e veta si kryetar i kësaj force politike ndërmori jo pak aksione për “pastrimin” e saj dhe vendosjen në kontrollin total të tij, duke përjashtuar figura me kontribut historik në këtë parti.

Akoma më e vështirë është puna për Lulzim Bashën në kampin e djathtë, aty ku figura e Sali Berishës është pothuajse e pamundur të mënjanohet, për shkak edhe se ish-kryeministri mbetet personi më aktiv brenda kësaj partie.

Megjithatë, Rama dhe Basha kanë gjetur një mënyrë për të fshirë disi historinë e paraardhësve, ndoshta me shpresën se në këtë mënyrë mund të hyjnë më shpejtë në “historinë e re” të partive të tyre.

Në faqen zyrtare të PS, në kategorinë ku thuhet “Kush jemi ne” nuk ka asnjë gjurmë se kur është krijuar kjo parti apo se kush kanë qenë drejtuesit e saj përgjatë viteve. Tek PD janë treguar edhe më të ashper pasi në kategorinë ku shkruhet “Historia” nuk ekziston asnjë e dhënë për këtë parti, veçse sqarimi se “faqja e historisë është në ndërtim”.

Fatos Nano për sa kohë nuk është tërhequr publikisht nga politika dhe për shkak të pëlqimit të konsiderueshëm që vazhdon të gëzoj tek elektorati socialist, mund të jetë shkak i fortë për Ramën që të mos publikojë në faqen zyrtare historinë e PS-së, e dominuar pothuajse totalisht nga figura e Nanos.

Tek PD-ja e Bashës vështirësia rritet, sepse lideri historik i kësaj partie dhe i të djathtës shqiptare, Sali Berisha vazhdon të perceptohet nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik si drejtuesi de facto i partisë. Madje edhe performanca e Berishës në Kuvend si opozitar, është dukshëm me lartë se deputetëve të tjerë të PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Basha: Po bënjë çmos për të manipuluar hetimin, Meta të japë dorëheqjen
Bushati takon Hahn, kërkon datën e hapjes së negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.019871950149536
array(1) { ["section"]=> string(55) "rama-dhe-basha-zhdukin-historite-e-partive-te-tyre-5074" }