Rama dhe Kerry në konferencën pa pyetje, kryeministri zbardh bisedën. Sekretari: Vetëm shqiptarët i kanë në dorë ligjet e tyre

Publikuar tek: politike, më 12:07 14-02-2016 Rama dhe Kerry në konferencën pa pyetje, kryeministri zbardh bisedën. Sekretari: Vetëm shqiptarët i kanë në dorë ligjet e tyre

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shteti John Kerry kanë mbajtur konferencën e përbashkët për shtyp. Konferenca u zhvillua pa pyetje nga gazetarët.

Rama në fjalën e tij zbardhi bisedën e zhvilluar me Kerryn në Kryeministri ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit u ndal gjërësisht në marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA duke theksuar se vendi ynë ka bërë përpara pa asnjë mëdyshje. Kerry tha se SHBA do e mbështesë Shqipërinë në rrugën e reformave por në fund janë shqiptarët ata që vendosin.

Edi Rama

“Shqiptarët iu janë besnikërisht mirënjohës SHBA-ve . Pa SHBA, gjatë këtyre viteve as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk do ishin sot më të respektuar në historinë e tyre.. Pa mbështetjen dhe këshillat e cmuara Shqipëria nuk do kishte bërë kaq progres.

Ishte kënaqësi por dhe krenari ta informoja Sekretarin Amerikan të Shtetit për reformat, luftën kundër korrupsionit”, tha Rama ndërsa evidentoi se pjesë e rëndësishme e bisëdës së tyre ishte edhe Reforma në Drejtësi.

“Diskutuam në vecanti për reformën në drejtësi, u jemi mirënjohës SHBA për nndihmën e cmuar që u kanë dhënë vendit tonën në rrugën e kësaj reforme dhe punën e palodhur të ekspertëve amerikanë...Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend të paketës kushtetuese Kam besim se do ia dalim dhe fakti që kemi në krah SHBA e bën shpresëdhënës”, theksoi Rama në fjalën e tij.

“Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithcka.

Trupat tona do vazhdojnë të jenë në Afganistan përkrah atyre të SHBA...

Biseduam edhe për luftën kundër terrorizmit edhe si pjesë e koalicionit kundër ISIS, e informova për masat që ka marrë qeveria në këtë drejtim si dhe bashkëpunimin rajonal në këtë kuadër.

Ndava edhe idenë tonë të programit të ri shkollor për njohjen e thellë kam binden që ky do jetë një sukses i përbashkët, lufta për mendjet dhe gjeneratës së re, biseduam për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

Beseduam për sigurinë politike, e informova për projektin tonë të energjisë, shtrirjes së gazit si një domosdoshmëri strategjike.  emi tejet të kënaqur që Mali i Zi është ftuar për anëtarsimin në NATO duam të njëjtën gjë dhe për Maqedoninë.

Ndërsa Kosova dhe Serbia do vazhdojnë dialogun e tyre. Është e vetmja rrugë drejt suksesit", konstatoi kryeministri.

"Shumë faleminderit dhe përmes jush një falenderim për presidentin Obama jo vetëm në funsksion të paqes në këtë kënd të europës por edhe mbështetjen dashamirëse për shqiptarët”, tha Rama në fjalën e tij përmbyllëse.

John Kerry

Është kënaqësi e kam admiruar krijueshmërinë tuaj. Faleminderit  për të gjithë mikpritjen e ngrohtë në Shqipëri dhe jam mirënjohës që keni marrë kohë nga ministrat  e qeverisë tuaj.

Ndodhem këtu sepse jemi miq, jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta dhe kemi përshkruar një rrugë interesante në marrëdhëniet tona diplomatike ne do përkujtojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve tona për 1 muaj.

Sic më ka treguar edhe ambasadori ynë Donald Lu marrëdhëniet tona janë të shëndetshme dhe jam shumë i kënaqur për këtë .

Shqipëria i ka kuptuar sfidat e mëdha.

Lufta kundërr terrorizmit

Kjo do kërkojë një koalicon të gjerë dhe jam krenare që Shqipëria është anëtare themeluese e këtij koalicioni dhe po qëndron bashkë me ne në Irak, Afganistan dhe në luftën afatgjatë për tu mësuar njerëzve rëndësine  e tolerancës, që mund të ndërtojmë shoqëri e komunitete me këndvështrimet dhe tolerancën  e tyre.

Shqipëria nuk është thjesht një mike, një vend që e ka treguar dashurinë e saj të vecantë por është edhe anëtare e NATO.

Reforma në Drejtësi dhe Byroja

"Gjatë takimit të sotëm shqyrtuam përparimin që Shqipëria ka bërë, në mënyrë që të ndërmarrë gjithë përgjegjësitë për të bërë gjëra që ajo dëshiron të bëjë dhe ka rrugë për të bërë, në mënyrë që të integrohet në institucionet Atlantike. Prova është shumë e qartë se Shqipëria është duke lëvizur dhe ju jeni në rrugën e duhur, kam besimin mbi legjislacionin që ka në thelb luftën kundër korrupsionit, personalisht jam i impresionuar që reformat kanë marrë rrugë. Reforma e kriminelëve në sistemin politik, ky hap është domethënës dhe inkurajues, jam inkurajuar nga Paketa e Reformës në Drejtësi dhe që ndihmon gjyqësorin dhe godet korrupsionin. Kjo është ajo që udhëheqja ka ndërmarrë, dhe po punojnë shumë dhe jam i bindur për këtë. Kjo kërkon mbështetjen e cdo shqiptari. SHBA janë të gatshme dhe e konfirmoj këtë dhe ne emër të Obamës ne jemi këtu jam këtu ta konfirmoj këtë. Por vetëm në fund vetëm shqiptarët mund të votojnë ligjet, dhe këtë e kam ndarë me kryeministrin. I tregova shembullin e Masachuestit. E di që është e vështirë të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre, duke u përfshirë në një formë të aktivitetit korruptiv apo një formë tjetër jam i bindur që kryeministri dhe qeveria është e angazhuar për një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë do e cojë drejt Europës dhe pjesën tjetër të botës", tha Kerry

“Populli i këtij vendi e di shumë mirë dhe do që të jetojë në një vend ku është sundimi i ligjeve, gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen rregullave, dhe të gjithë të trajtohen me drejtësi pavarësisht se cila parti është në qeveri

Shqipëria ka bërë përparim, por është një punë e madhe, nuk është e lehtë të ndërtosh demokracinë. Është rrugë e gjatë e mundimshme. Dhe sinqerisht puna nuk mbyllet akoma.

Kerry u shpreh i keqardhur për vizitën e shkurtër por premtoi se do rikthehet.

"Ju premtoj se do kthehem dhe ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe dashamirëse".

ra1.jpg

ra.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DASH jep detaje nga vizita e John Kerryt: Jemi në Tiranë ku po festohet Shën Valentini. Këtu për reformën në drejtësi dhe Byronë
Basha flet pas daljes nga “Rogneri” me Kerryn: Do ecim para me Reformën në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.021320104598999
array(1) { ["section"]=> string(129) "rama-dhe-kerry-ne-konferencen-pa-pyetje-kryeministri-zbardh-biseden-sekretari-vetem-shqiptaret-i-kane-ne-dore-ligjet-e-tyre-32538" }