Rama dhe Kokëdhima flasin pas takimit, kryeministri: Çfarë u duhet ju kur mbahet kongresi. Deputeti: Mos u merrni me thashetheme

Publikuar tek: politike, më 20:35 23-10-2015 Rama dhe Kokëdhima flasin pas takimit, kryeministri: Çfarë u duhet ju kur mbahet kongresi. Deputeti: Mos u merrni me thashetheme

Ka përfunduar rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme takimi i kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e Partisë Socialiste. Takimi ka zgjatur për disa orë në selinë rozë, por nuk jepen shumë detaje lidhur me atë se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së.

Të vetmit që kanë folur shkurtimisht për mediat kanë qenë kryeministri Rama dhe koordinatori për Vlorën dhe Gjirokastrën, Koço Kokëdhima.

Ndonëse nuk u dëgjua drejtpërdrejt në TV, gazetarët nga selia e PS-së raportojnë se pyetjes se kur do të mbahet kongresi i kësaj partie, Rama i është përgjigjur shkurt dhe prerë: “Çfarë u duhet ju se kur mbahet kongresi?”

 Gazetarët i janë drejtuar edhe deputetit Kokëdhima lidhur me lajmet që janë publikuar në media për një debat mes tij dhe deputetëve të PS-së, pikërisht për çështjen e kongresit, për të cilin deputeti ka kërkuar shtyrjen e tij.

“Nga e dini ju që e kam propozuar (shtyrjen)? Mos u merrni me thashetheme”, është përgjigjur Kokëdhima.

Lexo edhe: Sherr Ruçi – Kokëdhima në sy të Ramës. “E ke shpall veten kryeministër jugu”, “ti je parazit”, fjalor i përdorur në mbledhje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dule: Me Ramën ndahem përfundimisht në 2016-ën, nuk ka negociata me BE-në këtë vit
Sherr në PS, ish-kryetari përplaset me Ditmir Bushatin: Është turp i madh. PS s’është në shina »
Article Logic
Execution time: 0.033170938491821
array(1) { ["section"]=> string(130) "rama-dhe-kokedhima-flasin-pas-takimit-kryeministri-cfare-u-duhet-ju-kur-mbahet-kongresi-deputeti-mos-u-merrni-me-thashetheme-23837" }