Rama dhe Kokëdhima në Qeparo, çfarë do të bëhet me ndërtesën e deputetit?

Publikuar tek: politike, më 23:00 22-03-2015 Rama dhe Kokëdhima në Qeparo, çfarë do të bëhet me ndërtesën e deputetit? Në foto lart: Rama dhe Kokëdhima sot në Qeparo. Foto poshtë: Ndërtesa në pronësi të familjes Kokëdhima

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve të tij në bregun e jugut të vendit, është ndalur edhe në fshatin Qeparo për të inaguruar punimet që po bëhen aty në mënyrë që fshati të marrë pamjen e një vendi turistik në të gjitha aspektet.

Rama në Qeparo ishte i shoqëruar edhe nga deputeti i tij, Koço Kokëdhima i cili shpesh herë ka qenë në vëmendjen e PD-së për ndërtesën trekatëshe që ai po ndërton sipas opozitës, pikërisht në këtë fshat.

PD ka denoncuar vazhdimisht këtë ndërtim duke u shprehur se ai është jashtë çdo rregulli urbanistik, duke mos respektuar as distancën minimale nga bregu i detit. Megjithatë, Kokëdhima ka deklaruar disa herë që ndërtesa nuk është e tij, por e një të afërmi.

Rama në facebook shkruan se “një shëtitore e gurtë mes fshatit dhe plazhit; shkallare të reja prej guri; banesat e përfshira brenda një koncepti integrues arkitektonik me rishikim e riparim të volumeve përkatëse; rrjet i ri ndriçuesish; zonë parkimi, si edhe hapësirë e zgjeruar e vetë plazhit; janë elementet e projektit që do ta transformojë këtë pikë nevralgjike të turizmit në detin Jon në një model suksesi ekonomik e mjedisor.”

Pavarësisht se INUK ka kryer disa aksione përgjatë bregut të jugut ku ka prishur edhe ndërtime me leje, por që kanë qenë jashte rregullave urbanistik, nuk e ka konsideruar deri më tani të arsyeshme për të ndërhyrë në ndërtesën e shumpërfolur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda: Krimi hedh rrënjë aty ku nuk ka shtet
Nishani takohet me Vujanoviç dhe Gjukanoviç: Të zgjidhet statusi i komunës së Tuzit »
Article Logic
Execution time: 0.027989864349365
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-dhe-kokedhima-ne-qeparo-cfare-do-te-behet-me-ndertesen-e-deputetit-6660" }