“Rama dhe Meta po përdorin armët biologjike kundër njëri-tjetrit”, Berisha komenton marrëdhëniet brenda maxhorancës

Publikuar tek: politike, më 21:43 13-01-2016 “Rama dhe Meta po përdorin armët biologjike kundër njëri-tjetrit”, Berisha komenton marrëdhëniet brenda maxhorancës

Ka mjaftuar publikimi i një foto në profilin e kryeministrit Edi Rama, për të ngacmuar Sali Berishën, i cili nisur nga ajo ka bërë një analizë të raporteve brenda maxhorancës që drejton vendin.

Sipas Berishës, Rama ka vendosur të simbolizoi fundin e martesës së tij politike me Metën duke e krahasuar atë me kepurdhen superhelmuese Amanita Muskarise.

Postimi i Berishës:

Rama per Meten: Vllau im, helmi im! Per te, Meta eshte si Amanita Muskaris (kepurdha superhelmuese)!

Te dashur miq, keta jane vellezer toksik apo helmues. Pas de fakto divorcit me Meten, Edi Rama ka zgjedhur per te simbolizuar fundin e marteses se tij politike me Meten duke e krahasuar partnerin e tij politik me kepurdhen superhelmuese Amanita Muskarise (kepurdha si kesulkuqe) qe vendoset mbi nje kepurdhe tjeter te ngrenshme.

Rama, ne prag te fundit te marteses politike e ka vendosur kete foto si cover foton te FB e tij. Keshtu pra lufta e dy ish-bashkekryetareve te "mazhorances se qelbesirave" ka kaluar ne perdorimin e "armeve biologjike" ndaj njeri tjetrit siç jane superhelmet e kepurdhave!

Ne te vertete, per ata qe njohin "aleancen e qelbesirave" mund te krahasojne pa frike kete aleance si aleance te kepurdhave helmuese ne teresi dhe ato me helmueset e tyre, amanitat ne veçanti!

12573866_547719772055601_6244426430545217826_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD i sheh televizionet kundër saj, pas deklaratës për “TCH”, sot reagon për “Tv Klan”
Ekskluzive/ Nuk ka konsensus për drejtësinë, ‘Venecias’ i shkojnë të tre draftet e partive »
Article Logic
Execution time: 0.030510187149048
array(1) { ["section"]=> string(118) "rama-dhe-meta-po-perdorin-armet-biologjike-kunder-njeri-tjetrit-berisha-komenton-marredheniet-brenda-maxhorances-29927" }