Rama dhe Meta shkojnë te vila, me ta dhe Gramoz Ruçi e Petrit Vasili

Publikuar tek: politike, më 10:27 25-03-2016 Rama dhe Meta shkojnë te vila, me ta dhe Gramoz Ruçi e Petrit Vasili

Edi Rama dhe Ilir Meta janë duke zhvilluar takimin e radhës në vendin e tyre të preferuar, te ‘’Vila 30’’.

Me ta janë edhe krerët e grupeve parlamentare, i PS-së Gramoz Ruçi dhe i LSI-së, Petrit Vasili.

Ky takim vjen pas dy ditësh kur u duke se maxhoranca u dakordësua me opozitën, sa I përket Reformës në Drejtësi dhe kryesisht ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dakordësia erdhi fill pas disa orësh, kur ambasadori amerikan Donald Lu u bëri thirrje të dakordësohen dhe të arrestohen ‘’të paprekshmit’’.

Takimet mes Ramës dhe Metës te ‘’Vila 30’’ kanë patur kryesisht rol koordinues të koalicionit, por pas tyre liderët kanë bërë edhe deklarata të rëndësishme. 

Pas 60 minutash takimi ka përfunduar. ''Takimi nuk ishte për Reformën në Drejtësi'', tha Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malaj përkrah Ramën për mandatin e kreut të PS: Referendumi u legjitimua në Kongres
Veliaj jep lajmin: Mbi 4 milion dollarë për një lagjie të Tiranës. Ndryshime në sheshin “Skënderbej” »
Article Logic
Execution time: 0.023361206054688
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-dhe-meta-shkojne-te-vila-me-ta-dhe-gramoz-ruci-e-petrit-vasili-35973" }