Rama dhe Meta thyejnë ''mitet'': Ngjalat nuk ishin ngjala dhe papagalli nuk është ashtu siç duket

Publikuar tek: politike, më 09:18 30-01-2016 Rama dhe Meta thyejnë ''mitet'': Ngjalat nuk ishin ngjala dhe papagalli nuk është ashtu siç duket

Rama dhe Meta rivalizojnë njëri-tjetrin, kryeministri nga Top Channel kurse kryetari i Kuvendit nga TV Klan.

Edhe pse Rama e ka patur me regjistrim emisionin me Ermal Mamaqin, sërish së bashku me Metën kanë dalë thuajse në të njëjtën orë, duke folur në dy emisione jopolitike për shqiptarët.

Dhe sigurisht që kanë thyer dy nga simbolikat më të mëdha të krijuara për ta: ajo e ngjalave të Metës dhe e papagallit të Ramës.

Meta për Arian Çanin, tha se me Ramën në 1 prill, kur bëri marrëveshjen për koalicionin e ri PS-LSI nuk ka ngrënë ngjala.

‘’S’kemi ngrënë ngjala, thjesht peshk…ngjala ka thënë Doktori’’, tha Meta.

Kurse Rama ka thënë për papagallin, me të cilin shpesh mediet e publikojnë, se nuk është i vërtetë.

‘’Unë papagallin e bleva për Zahon dhe është kukull, nuk është i vërtetë’’, tha Rama. Kryeministri bëri dhe një koment për foton nudo të tij të shumë viteve më parë, duke iu drejtuar Mamaqit: ‘’Tani radhën e ke ti, unë të miat i kam bërë. S’ma arrin dot’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS i mbyll derën Blushit, pas Peleshit konfirmon edhe Balla: Nuk ka zgjedhje për kryetarin
Basha emëron Besnik Aliajn në krye të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në PD »
Article Logic
Execution time: 0.017707109451294
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-dhe-meta-thyejne-mitet-ngjalat-nuk-ishin-ngjala-dhe-papagalli-nuk-eshte-ashtu-sic-duket-31320" }