Rama dhe Tahiri vizitojnë në spital dy efektivët e plagosur. Rama: Ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit

Publikuar tek: politike, më 12:03 24-06-2015 Rama dhe Tahiri vizitojnë në spital dy efektivët e plagosur. Rama: Ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin Ushtarak i shoqëruar  nga ministri i Brendshëm pak minuta pas mbërritjes të dy oficerëve të plagosur në Lazarat. Pasi ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve në një deklaratë për mediat kryeministri Rama  ka siguruar të gjithë të afërmit e të plagosurve se dy pacientët janë jashtë rrezikut për jetën. Rama tha se kjo është një ditë e zezë për Policinë e Shteti dhe nuk la pa fajësuar opozitën e cila sipas tij dhe në ditë të tilla kur policia është përballë bandave, Partia Demokratike vijon akuzat ndaj saj.

“Është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit,  por besoj se çdo shqiptar çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë kurajon shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve, sot ka zi. Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet më vllazërore familjes së atij që nuk arriti ti mbijetonte kësaj barbarie dhe duke i shprehur në të njëjtën kohë dhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua të nënvizoj se duhet të ndjehen vërtet keq ata që përfaqen  e tyre të zezë edhe në këtë moment kur policia është me një grup vrasësish, flasin  me dy kuptime dhe i kërkojën llogari policisë dhe e fajsojnë në mënyrë indirekte . Paçin faqen e zezë!” , përfundoi Rama prononcimin për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani dënon sulmin në Lazarat: Të zbardhet krimi dhe të kapen autorët
Bojaxhi përgëzon Veliajn për fitoren:Do vazhdojmë përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.026589870452881
array(1) { ["section"]=> string(112) "rama-dhe-tahiri-vizitojne-ne-spital-dy-efektivet-e-plagosur-rama-dite-zie-per-te-gjithe-policine-e-shtetit-14532" }