Rama “dhëmb për dhëmb” me Bashën: Shyqyr që u gjet një park lodrash për kalamanj që të shfrysh inatin

Publikuar tek: politike, më 10:58 28-03-2016 Rama “dhëmb për dhëmb” me Bashën: Shyqyr që u gjet një park lodrash për kalamanj që të shfrysh inatin

Pas deklaratës së Partisë Demokratike që ka dalë për të protestuar te Parku i Liqenit kundër betonizimit, ka reaguar kryeministri Rama sipas të cilit ky është inat i shfryrë mbi qeverinë.

“Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj që të shfrysh inatin me qeverinë#VajmedetPD”.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi kryedemokratit Basha, sipas të cilit Rama është ideatori i betonizimit.

“Kokoshi 200 milionë, politikani më i pasur i Europës në vendin më të varfër të saj - sipas mediave amerikane - betonizuesi i Tiranës në 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit të parkut. Sa milionë euro rryshfet ka marrë nga oligarkët këtë rradhë? Kerbac e burg për qytetarët, milionat për vete duke shkelur kushtetutëe ligj”, shkruan Basha.

Për të njëjtën kauzë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar në PD, Edi Paloka.

“Një shteti inekzistent, i padrejtësisë, i cili dënon dhe burgos njerëz të pafajshëm. Vë me qindra forca policie në mbrojtje të atyre që po e shkelin ligjin hapur dhe përditë. Sot e them edhe njëherë, jemi para faktit që tregon se këtu nuk ka shtet. Kur u tha se këtu nuk do hidhej as një metër beton, shiheni sot se ç’po ndodh, është rrethuar dhe po mbrohet betoni Edi Ramës. Ndërkohë që kryeministri I pari dhe kryetari I Bashkisë duhet të ishin para Prokurorisë dhe të përgjigjeshin para ligjit. Edhe njëherë po ua them këtyre policëve, sot janë para atyre që mbrojnë ligjin. Qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre dhe ata s’mund t’I pengojë askush”, tha Paloka nga Parku i Liqenit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në Shqipëri një databazë mbi partitë politike, krijohet www.politike.al
Policia përplaset me protestuesit te liqeni, dhëndrri i Berishës veçohet dhe shikoni se çfarë bën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.018728971481323
array(1) { ["section"]=> string(104) "rama-dhemb-per-dhemb-me-bashen-shyqyr-qe-u-gjet-nje-park-lodrash-per-kalamanj-qe-te-shfrysh-inatin-36193" }